Koment: Nga Mynihu në Mynih
9 Shkurt 2015A ndjek Rusia ndonjë strategji afatgjatë? Apo presidenti rus është situativ dhe spontan, për t'i ardhur më afër qëllimit të tij që ta bëjë Rusinë sërish një fuqi të madhe? Këtë pyetje shtrojnë analistët e politikës së jashtme që prej një viti, kur Vladimir Putini tronditi me aneksimin e Krimesë dhe luftën hibride në Donbas të Ukrainës themelet e rendit evropian.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, është një mysafir i mirëpritur në Konferencën e Sigurisë. Në qarkun e pushtetit në Kremlin, ai është i vetmi që kultivon kontaktet me Perëndimin - dhe i ka bërë pak më të durueshme disa tensione politike në vitet e fundit. Por prezantimi i tij në Mynih kësaj here shkaktoi tmerr, tundje koke dhe të qeshura. Lavrovi dukej herë-herë si ndonjë recitues frazash të gatshme nga një propagandë, e cila arrin në përfundime sa të rreme aq dhe të rrezikshme: fajtor për të gjitha është Perëndimi, sepse Perëndimi e ka poshtëruar sistematikisht Rusinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Skenë për një fjalim të zjarrtë
Pasojë logjike e kësaj qasjeje: e gjithë ajo që është duke bërë tani Rusia, i shërbejnë zhdukjes së këtij turpi që po e duron për më shumë se dy dekada - dhe për këtë arsye është e ligjshme. Diskretitues qe thënia e zemëruar e Lavrovit se Perëndimi është sjellë pas rënies së Murit të Berlinit, sikur ta kishte fituar Luftën e Ftohtë. Po çfarë tjetër? Vetëmashtrimi kalon në politikë shpesh në mbivlerësim dhe aventurizëm.
Që në vitin 2007 shefi i Lavrovit e kishte përdorur Konferencën e Sigurisë në Mynih si skenë për një fjalim të zjarrtë. Vladimir Putin sulmoi tetë vjet më parë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n - papritur si mendoi shumëkush. Në retrospektivë bëhet e qartë se refuzimi i Putinit ndaj një "bote njëpolare" ishte më shumë se një sfidë retorike për Perëndimin: Putin shfaqi në mënyrë programatike se çfarë do të përbënte politikën e jashtme ruse në vitet e mëvonshme - në Gjeorgji, Moldavi, Krime, në Ukrainë´n Lindore. Prezantimi shqetësues i Lavrovit këtë vit, vuri kësisoj një lloj theksi përfundimtar.
Konfrontimi i ri Lindje-Perëndim
Nëse historianët do të pyesin në të ardhmen, se kur dhe në çfarë rrethanash filloi Lufta e re e Ftohtë, ata mund t'i referohen kryeqytetit bavarez. Mynihu është vendi i ri i konfrontimit Lindje-Perëndim, që megjithatë vjen vetëm si një i ringjallur i deformuar. Këtë herë askush nuk e dëshiron në Perëndim këtë konflikt, të cilit i mungon çdo kontur ideologjik apo konkurrencë. Rusia nuk ofron ndonjë rend apo model shoqëror tjetër. Përpjekja për t'u kundëvënë vlerave perëndimore një botë ortodokse ruse duket e sajuar dhe nuk ka fuqi rrezatuese.
Udhëheqja politike e Rusisë është duke vepruar kundër interesave të vendit, duke refuzuar argumentet racionale dhe ofertat, duke u bazuar vetëm në një pushtet dhe dhunë politike të mirëfilltë. Këtu del në pah sinonimi i njohur i Mynihut, Mynihu i vitit 1938. Fuqitë perëndimore besonin atëherë, se mund ta qëtësonin Hitlerin duke i dhënë territoret e sudetëve dhe madje pa e pyetur Çekosllovakinë. Ky "Mynih" është sot për Ukrainën një shembull i tmerrshëm dhe shkaku i frikës, për atë që ndodh kur një vend bëhet top loje i fuqive të mëdha.
Gjithësesi presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko do të jetë i pranishën kur në Minsk të nisin të mërkurën bisedimet katër palëshe për armëpushim në Ukrainën Lindore. Por për çfarëdo që të bihet dakord atje: konfrontimi i ri Lindje-Perëndim nuk do të zgjidhet. Sepse vijat ndarëse që hoqi Rusia në Mynih janë tepër të forta.