1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Licensë për të shtypur para: dhuratë mendjelehtë

Jörg Brunsmann
15 Dhjetor 2017

Deri tani, për të gjitha të dhënat në internet vlen: ato duhet të transportohen me të drejta të barabarta, para së gjithash njësoj shpejt. Në SHBA kjo do të ndryshojë së shpejti. Zhvillim logjik, mendon Jörg Brunsmann.

https://p.dw.com/p/2pS9v
USA Protest gegen die Aufhebung der Netzneutralität vor dem FCC Gebäude in Washington
Fotografi: Reuters/Y. Gripas

Unë mund t'i kuptoj ofruesit e internetit. Për një çerek shekulli ata ndërtojnë dhe kujdesen për autostradat e të dhënave, ndërtojnë një infrastrukturë të tërë dhe u duhet të shohin me zili se si klientët e tyre fitojnë para e majmen. Kjo në një kohë kur me një internet të shpejtësive të ndryshme mund të fitosh vetë shpejt dhe thjesht shumë para.

Licensë për të shtypur para

Ajo që nuk kuptoj unë: se si pranon qeveria amerikane që të dekurajohet kaq lehtë. Eleminimi i neutralitetit të rrjetit është një licensë për të shtypur para për ofruesit e internetit. Ata do të fitojnë shuma miliardash, pa punuar vërtet për to. Kjo në një kohë kur politika do të kishte pasur shansin e madh që të ndërhynte dhe më në fund t'i vinte gjërat në vend. Në vend të kësaj, gjërat lihen të ecin vetë - dhe për ne klientët kjo nuk mund të ecë mirë.

A do të bëjë fundi i neutralitetit të rrjetit që rrjetet të bëhen më të shpejta dhe të ndërtohen më shpejt? Jo - sepse "interneti i cilësisë më të mirë" funksionon vetëm atëherë, kur në rrjet ka shpejtësi të ndryshme të perceptueshme. Vetëm bllokimi i të dhënave e bën tërheqëse pistën e parakalimit. Këtu do të ishte me vend roli i politikës, që të vendoste standarde të detyrueshme.

Fundi i internetit siç e njohim

Si është puna me neutralitetin përballë klientit? E përfytyrueshme është që në të ardhmen të ekzistojnë lidhje veçanërisht të lira interneti, të sponsorizuara nga Amazon, Facebook e kompani, të cilat të lejojnë të kalojnë vetëm të dhënat e këtyre sipërmarrjeve.

Edhe këtu duhet të ndërhynte politika, po të dojë të shpëtojë diçka nga interneti ideal i vjetër. Sepse ky ideal ishte: interneti duhet të jetë një rrjet ideal, që përfshin të gjithë botën, në të cilin të gjithë të komunikojnë si të barabartë me njëri-tjetrin dhe të kenë mundësinë të shkëmbejnë dijen me njëri-tjetrin.