1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: ishte mashtrim i zgjedhësve

7 Prill 2016

Vetëm një e treta e holandezëve mori pjesë në referendumin për MSA-në me Ukrainën. Por "Jo-ja" e tyre është goditje për Europën. Ndonëse referendumi në këtë formë ishte një mashtrim i zgjedhësve, mendon Barbara Wesel.

https://p.dw.com/p/1IRS5
Niederlande Abstimmung EU-Abkommen mit Ukraine
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Maat

Ky referendum ishte një event dashakeq. Ai duhej të sillte pikërisht atë rezultat siç edhe doli tani: të krijonte përshtypjen, se shumica e holandezëve i thotë "Jo" Marrëveshjes së Stabilizim Asocijimit mes BE-së dhe Ukrainës e kësisoj duke aluduar edhe Europën.

Referendum nën presmisa të gabuara

Organizatorët e referendumit e kanë pranuar vet me gëzim, se ata u kanë shtruar qytetarëve një pyetje mbi një marrëveshje të politikës së jashtme. Dhe e interpretojnë përgjigjen refuzuese duek e përgjithësuar atë ndaj Europës. Kjo e gjitha ishte një paraqitje lapidare e fakteve të reme: qoftë e kryesuesve të holandezëve euro-skeptikë, qoftë edhe e figurave nga e "Djathta e Re", që mbështesin Geert Wilders, e brohorasin dhe e shohin veten afër qëllimit të tyre: ata i kanë shprehur kështu edhe një herë Europës indinjatën e tyre.

Për t'ia arritur kësaj ata kanë përdorur të gjitha mjetet e mashtrimit elektoral: ata përhapën fjalën, se kemi të bëjmë me antarësimin e Ukrainës në BE. Ata shfrytëzuan dyshimet për biznese ilegale të presidentit Poroschenko për të frikësuar qytetarët dhe madje përhapën fjalë, se goditja e avionit MH 17 ndoshta ka qenë një sulm i shkaktuar nga pala ukrainase e jo nga ajo ruse. Kjo e fundit duke bërë që Kremlini ta përshëndesë këtë mesazh. E ata u mbushën mendjen njerëzve, se demokraci do të thotë, që të votosh për çdo veprim të qeverisë së tyre në Europë.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*
Barbara Wesel

Referncat kuturu dëmtojnë aftësinë politike

Holandezët nuk e meritojnë, që pas dështimit të disa komentatorëve, të shpallen tani në tërësi si kundërshtarë të Europës. Faktikisht vetëm një e pesta e qytetarëve i ka thënë jo marrëveshjes me Ukrainën. Shumë qytetarë deklarojnë direkt os eindirekt, se ata as që e kanë ditur, se për çfarë bëhej fjalë.

Por argumenti, se gati 70% e zegjedhësve në vend, që nuk morën pjesë në referendum, janë shkak për rezultatin negativ, është absurd. Përse duhet të marrësh pjesë në një referendum, kur pyetjen e shtruar në të e konsideron si marrëzi dhe nuk je dakord me qëllimin e tij?

Në votime të këtij lloji vazhdimisht krijohet një përziereje e pakënaqësisë në përgjithësi, veljes nga politika, ndjenjës së pamundësisë për të influencuar dhe zemërimit ndaj establishmentit vendimmarrës. E në fakt kjo është edhe pjesë e refuzimit kundrejt një Europe, që konsiderohet si e largët dhe e dretjuar në distancë. E kjo është në një farë mënyre e pariparueshme. Një aparat i madh me 28 vende anëtare, ku vazhdimisht negociohen vendime e kompromise të vështira, nuk mund të pyesë çdo herë qytetarët e vet. Ky është kuptimi i demokracisë parlamentare: ne duhet t'u besojmë qeverive tona në vendimet e tyre. E nëse kemi dyshim mund t'i largojmë ato me votën tonë.

A duan europianët vërtetë ta shkatërrojnë Europën?

Ajo çfarë i bën të rrezikshëm këto lloj referendumesh është, se drejtuesit e tyre mund t'i devijojnë qytetarët në çfardolloj forme të mundshme mendimi. Madje edhe në të tilla, që dëmtojnë vet interesat e tyre. Holanda është e lidhur shumë ngushtë me Europën, mirëqenia e saj bazohet tek tregtia dhe shërbimet publike në tregun e brendshëm. Nëse do t'u shtrohej holandezëve pyetja e ndershme: a doni ta shkatërroni këtë BE dhe të qendroni të varfër e të vetmuar në kufijtë e vendit tuaj të vogël, atëherë cila do të ishte përgjigja?

Por tani Europa duhet të nisë një ofensivë të gjerë e t'u sqarojë njerëzve, se nuk ka kthim pas në të shkuarën. Shembëlltyra nostalgjike e shtetit-komb ringjallet vetëm nga fakti, se askush nuk mund të kujtohet më se sa e varfër dhe e mundimshme ishte jeta para Bashkimit Europian.