Koment: Franca - Përsëritje e 1998
16 Korrik 2018Jo, ajo nuk duhej t'u ndodhte përsëri atyre. Në finalen e Kampionatit Europian 2006 në Paris: Franca konsiderohet si favorite dhe del në ndeshjen e fundit duke u larguar prej fushës si komb i humbur. Përvoja kolektive e kësaj humbjeje të papritur në tokën e vet ndaj Portugalisë i ka pjekur "Les Bleus", këtë e ka përsëritur disa herë gjatë këtyre ditëve traineri i kombëtares Didier Deschamps. Dhe secili nga lojëtarët e tij para finales së Kampioantit Botëror në Moskë ashtu si edhe Paul Pogba shpreheshin me fjali të tilla si: "Më 2016 ne e shihnim veten si fitues qysh përpara finales. Këtë gabim nuk e bëjmë më. Ne ende nuk ia kemi arritur qëllimit." Ndërsa tani qëllimi u realizua. Kjo ka të bëjë shumë me atë që francezët e quajnë vetëm "DD".
Didier Deschamps, kampioni i botës, motivuesi, arkitekti. Kupa e botës, që e ngriti lart në qeillin e mbrëmjes moskovite kapiteti Hugo Lloris është në pjesën më të madhe edhe meritë e trainerit. Fillimisht atë e kritikuan, madje pjesërisht edhe fare hapur. Paraqitjet mesatare të Francës para botërorit, mënyra e pafrymëzuar e lojës në fazat në grupe, mungesa e fantazisë në ekipin që në fakt ishte mjaft i mirë. Të gjitha këto zinin vend pjesërisht.
Por megjithatë kritika ndaj Deschamps ishte e gabuar. Kjo për arsye, se ai ndiqte një plan strikt. Në të jo patjetër ishte parashikuar estetika, por disiplina taktike, mbrotja konseguente dhe efikasiteti. Jo kujtdo i ka pëlqyer kjo, por në fakt kjo ishte mënyra e drejtë e veprimit në një turne të gjatë dhe rraspaktipës. Bashkëfavoritët, që i kushtuan më pak vëmendje se Deschamps mbrojtjes, u detryuan të dalin shumë më shpejt nga gara.
Vullneti për sukses ia vlen
Rrjeti katërsh i shumëlëvduar i mbrojtjes Pavard-Varane-Umtiti-Hernandez ishte edhe kyçi i suksesit ndaj Kroqcisë: Me shumë angazhim, me disa reflekse të nivelit botëror të portierit Lloris dhe me pak fat mbrojtësit në uniformën blu ia dolën sulmeve të vrullshme të kroatëve, të cilët nuk po mund ta pranonin disavantazhin qysh në fillim të ndeshjes. Që ekipi i ri francez me përjashtim të një situate standarde, që çoi në barazim me golin e Perisic, i cili mund ta kthente lojën në drejtimin e vet, flet për pjekuri si dhe për frymë funksionuese ekipi.
Kombëtarja franceze në të kaluarën shpesh jo kompakte e herë herë madje edhe përçarë ishte në këtë turne vërtetë një njësi. E përbetuar për qëllimin e përbashkët, me vetëdijen, se këtë mund ta arrijë vetëm si kolektiv dhe me përkushtim e duke e dashur këtë rezultat në çdo ind të trupit. Kjo të kujton fort ekipin e madh francez të 1998, i cili me një mbrojtje shumë të fortë, disiplinë taktike dhe me një ego të lënë qëllimisht me njëanë ai doli të fitojë në finalen e botërorit në vendin e vet.
Drejtuesi i këtij ekipi asokohe: Didier Deschamps. Ai që e ka përjetuar atë në Botërorin 2018, e di: është sërish i njëjti. Eshtë për t'u vlerësuar, që ai ia doli pikërisht njëzet vjet më pas të fitojë titullin si trainer. E që kësaj ia doli me të njëjtën recetë suksesi, kjo është edhe më mahnitëse. Futbolli është zhvilluar shumë - studimet me video, analizat e detajeve apo kualifikimi shkencërisht i stërvitjeve, ushqimi, taktika - të gjitha këto janë fort mirë. Por ajo që në fund ia vlen është vullneti për sukses.