Koment:Formati i ri katërsh synon zgjidhjen paqësore në Siri
23 Tetor 2018Lufta në Siri është vendosur në aspektin ushtarak, por është larg së mbaruari. Për më tepër ka zënë vend një paqe negative, në të cilën shumica e aktorëve janë përkohësisht të kënaqur me atë që kanë arritur. Kjo gjendje nuk mënjanon shkaqet e luftës, sepse edhe më tej ka dhunë dhe një pajtim i shoqërisë siriane vazhdon të jetë i largët. Gjendja aktuale është pasojë e sjelljes realpolitike të aktorëve Rusi, Iran dhe Turqi.
Ata morën iniciativën në formatin e bisedimeve Astana dhe anashkaluan në këtë mënyrë procesin e paqes të Gjenevës të Kombeve të Bashkuara. Procesi i OKB-së pati mbetur i pasuksesshëm sepse të gjitha partitë besuan për një kohë të gjatë në zgjidhje ushtarake dhe sepse Kombet e Bashkuara nuk zotërojnë masa detyruese, për ta imponuar nismën e tyre.
Takimi i nivelit të lartë, në të cilin Ankaraja fton tani Gjermaninë, Francën dhe Rusinë, hap shansin, që edhe Evropa, e cila nevojitet për rindërtimin e Sirisë, të ketë të paktën mundësinë që të bashkëthotë fjalën e saj në tryezën e negociatave për të ardhmen politike të Sirisë.