Koment: Europianët zhgënjejnë amerikanët
9 Shtator 2014Pritshmëritë e amerikanëve ndaj ministrave të Brendshëm të BE-së mund të përmblidhen me një fjali: më shumë fonde për shpenzimet ushtarake. Këtë e kërkon prej vitesh Uashingtoni nga aleatët e tij. Partnerët europianë duhet të japin 2% të prodhimit të përgjithshëm bruto për shpenzime ushtarake. Në BE vetëm Britania e Madhe e plotëson këtë detyrim - duke dhënë 2,4% të kapacitetit ekonomik për ushtrinë. Të gjithë të tjerët nuk e plotësojnë këtë angazhim, as Gjermania.
Me krizën në Ukrainë, Uashingtoni mendon e ka gjetur një argument më të fortë për ushtruar trysni ndaj partnerëve europianë. Në fund të fundit Kremlini në vitet e fundit e ka rritur dukshëm buxhetin për ushtrinë. NATO është tani në radhë, mendon administrata e Obamës.
Por shpresat e amerikanëve do të zhgënjehen sërish. Ministrat e Mbrojtjes të BE-së nuk duan të shtojnë shpenzimet për armatimin në takimin e tyre jozyrtar në Itali. Për këtë thjesht mungojnë paratë. Edhe në Gjermani mendohet kështu, vendin që i ka punët më mirë nga ana ekonomike krahasuar me vendet e tjera të BE-së. E kur qeveria gjermane i mban xhepat shtrënguara, këtë shembull do ta ndjekin edhe shtetet e tjera të unionit.
Nuk ka arye për panik megjithë krizën europiane. Në tërësi vendet e NATO-s shpenzojnë së bashku shumë më tepër se harxhon Moska për raketat, tanket dhe armët e saj. Tendenca e rritjes së shpenzimeve ushtarake ka çuar edhe në rritjen e ekonomisë ruse. Ironia e historisë: Të njëtin gabim e kanë bërë edhe krerët partiakë të Bashkimit Sovjetik; ata kanë derdhur para në ushtri, duke lënë mënjanë modernizimin e ekonomisë së vendit.
Me rezultatet e takimit të ministrave të Mbrojtjes së BE-së nuk do të jenë të zhgënjyer vetëm amerikanët. Edhe ukrainasit do të jenë të zhgënjyer. Kievi ka shpresuar heshturazi - që në qoftë se NATO nuk ka për të dhënë armë në luftë kundër separatistëve, të paktën këtë do ta bëjnë shtete të veçanta europiane. Por këtë hap nuk arriti ta bëjë as Polonia. Furnizime të tilla nuk kanë për të pasur ndonjë efekt në fushëbetejën e Donetskut apo Luganskit. Supremacia ushatarake ruse është e padiskutueshme. Kështu që furnizimi me armë nga perëndimi vetëm do t'i hidhte benzinë zjarrit. Këtë nuk e do në fund të fundit askush as në Europë, as në SHBA.
E ka lënë NATO me këtë hap Ukrainën në baltë? Në perëndim të Ukrainës shumë vetë do ta kenë këtë ndjenjë. Për ta është shumë e hidhur të shohin se si po dalin llogaritë e Putinit. NATO është një aleancë e mbrojtjes, Ukraina nuk është anëtare e saj. Askush nuk do të fillojë një luftë atomare me Rusinë për shkak të Ukrainës.
Por ministrat europianë të Mbrojtjes do të përmbushin shpresat amerikane në drejtime të tjera si në luftën kundër terrorit të "Shtetit Islamik", IS. Gjermania dhe vende të tjera do të mbështesin kurdët dhe qeverinë irakiane kundër islamistëve, edhe në plan afatgjatë. Shërbimet sekrete perëndimore do të punojnë më ngushtë me njëri-tjetrin, me qëllim që të mos vijë ndonjë rrezik nga luftëtarët e IS me pasaportë amerikane, britanike apo gjermane kur të kthehen në vendlindje.
Por perëndimi ende nuk ka gjetur përgjigje ndaj pyetjes si mund të ndikohet tek IS në Siri. Sulmet ajrore amerikane, në rast se Obama i miraton, do të dobësojnë shtetin islamilk, por nuk mund t'i mposhtin ata. E ashtuquajtura "Ushtria e Lirë Siriane" ndeshet më shpesh në hotelet luksozë të Parisit apo Stambollit se në llogoret me plihur të luftës. Në Siri, IS mund të luftohet me efektivitet vetëm me ndihmën e presidentit Asad. Por për këtë Shtëpia e Bardhë nuk ka guxim.