1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: BE me hapa të vegjël por në drejtimin e duhur kundër Rusisë

Ingo Mannteufel17 Korrik 2014

BE vendos një intensifikim të lehtë të sanksioneve kundër Rusisë, por stepet të ndërmarrë sanskione më të ashpra. Ingo Mannteufel komenton, se përse BE-ja e kaq të vështirë, por megjithatë po ndjek kursin e duhur.

https://p.dw.com/p/1CeVV
Symbolbild Verhältnis EU Russland
Fotografi: imago/Rainer Unkel

Pas SHBA-së edhe Bashkimi Europian në sfondin e vazhdimit të dhunës në lindje të Ukrainës i ka intensifikuar lehtë sanksionet ndaj Rusisë. Masat ndëshkuese të BE-së synojnë tani të prekin sipërmarrës të veçantë apo organizata ruse, të cilat influencojnë në destabilizimin e Ukrainës. Gjithashtu Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin do të udhëzohen, që të mos miratojnë më projekte në Rusi.

Lidhur me domethënien dhe efektin e këtyre sanskioneve të vendosura mund të diskutohet fort. Por me sa duket ato nuk janë të mjaftueshme. Një klasifikim më i mirë do të jetë i mundur vetëm pasi të jetë përcaktuar, se për cilat sipërmarrje e organizata bëhet fjalë konkretisht. Kjo duhet të sqarohet deri në fund të korrikut.

BE e ka të vështirë të vendosë sanskione më të ashpra

Me vendimin aktual del në pah, se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së e kanë të vështirë të vendosin sanksione më të ashpra kundër Rusisë. Arsyet janë të ndryshme: politikanët e BE-së këkrojnë sanksione për ta vënë në lëvizje Kremlinin që të ndryshojë politikën, por ato nuk duan të futen në një spirale përshkallëzimi të marrëdhënieve me Rusinë.

Politikanët e BE-së nuk janë të interesuar të konfrontohen tërësisht me Rusinë. Kjo nuk jo sepse - siç mendojnë disa në Ukrainë - kryetarët e shteteve dhe të qeverivetë BE-së janë naivë. Rreziku i sfidës ruse po kuptohet gjithnjë e më shumë. Por kjo ka të bëjë me faktin, se politikanët e zgjedhur në mënyrë demokratike duhet ta shohin rrezikun, se mund të ndëshkohen prej zgjedhësve të tyre, në rast se ekonomia vuan dhe çmimet e energjisë rriten prej kundërsanksioneve ruse. Demokracitë janë në thelb gjithmonë të fiksuara tek ekuilibri dhe kompromiset politike. Eshtë e kuptueshme, që SHBA-ja e ka më të lehtë se BE-ja. Sepse për SHBA-në Rusia nuk është as partner i rëndësishëm tregtar dhe as furnizuse e domosdoshme e energjisë.

Ndaj s'mund të pritet shpejt me sanskione fare të ashpra të BE-së ndaj Rusisë - siç quhen ato shpesh sanskione të shkallës 3. Kjo edhe sepse ndaj Moskës nuk ka një masë magjike, që mund ta vinte aq nën presion Kremlinin, sa ky të ndryshonte rrufeshëm politikën e vet.

Ingo Mannteufel
Ingo Mannteufel, drejtues i departametit Europa në DW

Politika e BE-së ka efekt

Sidoqoftë politika e BE-së kundër Rusisë me efektin afatmesëm nuk duhet nënvleftësuar. Po bëhet evidente, se bashkëpunimi i BE-së me Rusinë gradualisht po reduktohet dhe po vështirësohet. Sigurisht që mund të bëhet edhe më shumë, por kursi i nisur nga BE-ja ndonëse me hapa të vegjël është drejtimi i duhur.

Eshtë mjaft e pasigurtë se nga mund të vijnë impulset e rritjes ekonomike në vitet e ardhshme për Rusinë në kushte të tilla, kur partnerët perëndimorë të modernizimit dhe tregtisë po tërhiqen. Shpresa tek shtetet e grupit BRICS apo vende të tjera në ekspansion ekonomik është një fiksim i përhapur. Por një gjë e tillë nuk do të funksionojë.

Me politikën e tij presidenti Putin e ka futur Rusinë në një qorrsokak. Vetëm një valë e pamasë propagande në mediat shtetërore ruse bën që deri tani popullsia nuk e ka realizuar këtë fakt. Ndërkohë që në përgjithësi pasojat janë të dukshme qysh tani: ekonomia ruse është në stanjacion dhe rubla po humbet vlerën. E ç'farë efekti tjetër do të kishin pasur sanksionet më të ashpra?