1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Antidemokraci origjinale në Rumani

2 Shkurt 2017

Mënyra se si u zbutën dënimet për abuzimet me postin në Rumani bën të qartë, që qeveria është koshiente, se padrejtësinë e ka bërë drejtësi. Ky vend ka nevojë për ndihmën e BE-së, mendon Peter Janku.

https://p.dw.com/p/2Wovu
Rumänien Bukarest Proteste gegen Regierung
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Mihailescu

Ata u mblodhën së bashku njësoj si hajdutët natën: pa njoftuar as kolegët e kabinetit në ditën me diell për qëllimet e tyre, kësisoj të martën në mbrëmje (31.01) ministri i Drejtësisë Florin Iordache vendosi në rendin e ditë të një mbledhjeje të pazakontë të kabinetit në një orë të vonë dekretet me procedurë të përshpejtuar. E më pas ai me këmbëngulje dhe i pamëshirshëm argumentoi, atë që theksojnë pa u lodhur mbështetësit e qeverisë, që ata të lirohen prej "burgjeve të tejmbushura". Brenda natës dekretet u publikuan në fletoren zyratre, për të hyrë kështu menjëherë ligjërisht në fuqi.

Gjoja burgje të tejmbushura

Qeveria nuk i mori parasysh deklarimet e ekspertëve, që pas një verifikimi e kanë theksuar vazhdimisht, se burgjet në Rumani nuk janë të mbingarkuara, ose të paktën më pak të ngarkuara krahasuar me ato holandeze e italiane. Iordache në një konferencë shtypi të organizuar me nxitim nuk lëshoi pe ndaj asnjë rezerve të shprehur mbi bazë argumentash. Ai vazhdimisht theksoi, se vetëm qeveria dhe parlamenti kanë "të drejtë, që të lëshojnë ligje e dekrete".

Se çfarë synohet vërtetë përmes dekreteve, kjo merret me mend nga nxitimi si dhe mosrespektimi me arrogancë i të gjitha rregullave dhe normave demokratike dhe të shoqërisë civile: synohej, që të dalin me duar të pastra dhe të mund të qeverisin sërish ata që janë dënuar ndërkohë për mashtrim elektoral si dhe për shkelje të tjera si kryetari i partisë socialdemokrate, Liviu Dragnea, e duzina të tjerë anëtarët të partisë të akuzuar për korrupsion e abuzim. 

E kjo pavarësisht manifestimeve masive kundër, pavarësisht refuzimit të dekreteve nga opozita dhe shoqëria civile, pavarësisht kërkesës së presidentit për pezullimin e tyre, pavarësisht mosaprovimit prej drejtësisë dhe drejtueses së Autoritetit të Antikorrupsionit, DNA, së cilës i tremben të gjithë politikanët.

Porträt Peter Janku
Peter JankuFotografi: DW/M.Müller

Presidenti i indinjuar

Presidenti Klaus Johannis, i cili një herë ia doli që qeveria t'i heqë dekretet nga rendi i ditës, reagoi i indinjuar. Presidenti i kërcënuar disa herë me shkarkimin nga posti prej krerëve të partisë populiste socialdemokrate dhe aleatëve të saj liberal në koalicion, e kritikoi aksionin me nxitim në terrin e natës që u pasua me aksione protetste. Johannis e quajti një "ditë zie" dhe deklaroi, se "deri në ditën e tij të fundit në detyrë" do të luftojë për rivendosjen e shtetit ligjor në Rumani. Kritika të ashpra erdhën edhe nga organizma relevantë duke përfshirë edhe sindikatat, që tradicionalisht janë të afërta me qeverinë e majtë nacionaliste. 

Ndërsa nga qendra e europianëve të preokupuar me Trump-in dhe populistët e djathtë në Europën Qendrore nuk pati asnjë reagim. Të nesërmen e vendimit përmes një mesazhi në twitter u prononcua europarlamentarja ekologjiste Rebecca Harms duke iu adresuar presidentit të Komisionit të BE-së Tusk, se Rumania ka nevojë për ndihmën e BE-së. Diku nga mesdita (01.02) Jean-Claude Juncker dhe ambasada gjermane në Bukuresht shprehën shqetësimin e tyre. Megjithatë në sfondin e efikasitetit të mediave të propagandës ultranacionaliste dhe armiqësore ndaj demokracisë ndërhyrje të tilla kalojnë pa u vënë re.  

Rumania nuk duhet lënë vetëm

A është i kërcënuar tani ekzistencialisht shteti ligjor në Rumani? Këtu në fillim të viteve nëntëdhjetë u aplikua një sistem postkomunist autoritar i "demokracisë origjinale". Por edhe në vende të tjera nga Ankaraja deri në Budapest, nga Varshava deri në Uashington tashmë parimet e padiskutueshme po cënohen prej populizmit të shfrenuar. Apo ndoshta ka marrë fund është sheti ligjor rumun? Nuk përjashtohet as njëra dhe as tjetra. Masat e rigjallërimit janë urgjentisht të nevojshme. Europa kurrësesi nuk duhet ta lerë vetëm Rumaninë. Ta ndjekësh me vëmendje dhe të veprosh me efikasitet, kjo do të ishte rruga e vetme e arsyeshme.