1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel nuk dëshiron të humbasë

Christoph Strack20 Shtator 2016

Angela Merkel shfaqet kritike dhe luftarake. Pas një rezultati historik të keq të partisë së saj në zgjedhjet e Landit të Berlinit ajo merr përsipër përgjegjësi. Njëkohësisht Merkeli duket e vendosur dhe e qetë.

https://p.dw.com/p/1K56N
Deutschland Bundeskanzlerin Angela Merkel in Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

"Po të kisha pasur mundësi, do ta kisha kthyer kohën pas, shumë, shumë vite." Këtu Angela Merkel tingëllon melankolike. Politika është veprimi këtu dhe në këtë moment dhe për nesër. Ai që e hedh vështrimin shumë pas, mund të shndërrohet në shtyllë kripe. Kjo në një kohë kur Merkeli mendon se përgjegjësinë e mbajnë shumë vetë, për startin shumë të vonuar në sfidën globale të arratisë dhe migrimit. "Ne padyshim nuk kemi qenë kampionë botërore për integrimin".

Pranim për mospërcjelljen e politikës

Angela Merkel përpunon në mënyrë demonstrative gabime të viteve të shkuara dhe pika të dobëta të politikës së saj, jo, pika të dobëta të përcjelljes së politikës së saj. Ajo nuk dëshiron të flasë më për "ne do t'ia dalim mbanë" - këto fjalë thotë ajo janë shndërruar në frazë e pafundme bosh. Në vend të kësaj ajo dëshiron të bëjë ndryshime në marrëveshjen e Dublinit për pranimin dhe shpërndarjen e refugjatëve në BE. Dhe thotë se "po punon me të gjithë fuqinë", që një "gjë e tillë" si 2015 të mos përsëritet më. Por ajo i mbështet plotësisht veprimet e atëhershme. Dhe ajo ka - kur thotë këto fjalë Merkeli dëshiron të jetë edhe emocionale - "ndjesinë absolutisht të sigurtë", se Gjermania do të dalë nga kjo fazë e vështirë "më mirë se ç'ishte kur hyri".

Është emocioni i një fizikaneje në një organizim përpjekjesh që për të po dalin me sukses. Megjithatë këto mbeten fjalë të pazakonta autokritike për një kryetare partie dhe për një kancelare.

Trembëdhjetë minuta zgjat fjala e saj hyrëse në konferencën e shtypit në Konrad-Adenauer-Haus. Kjo është një kohë tepër e gjatë për një të ashtuquajtur deklaratë në këtë kuadër. Rezultati i zgjedhjeve në Mecklenburg-Forpomerani dhe në Berlin e kanë prekur CDU-në dhe atë vetë - kjo i vihet re Merkelit.

Christoph Strack
Christoph StrackFotografi: DW

Merkeli do ta provojë edhe njëherë

Në mbledhjen e kryesisë së partisë kristjandemokrate nuk u ngrit zëri, konfirmojnë pjesëmarrësit. Nuk u bë fjalë për pasoja dhe as për çështjen e kandidaturës për kancelar. Ishte një takim i kreut të CDU-së, ku zëri nuk u ngrit, por ku shqetësimi shumë i madh u shpreh fort. Puna po bëhet serioze - kjo përshtypje të krijohet. Kjo vlen për procesin e një pajtimi me partinë simotër CSU dhe për shqetësimin për frikërat në popull. Që ajo nuk do t'i bindë dot ata që thërrasin "Merkeli duhet të ikë", këtë ajo e di. Por në këtë moment edhe e ndien. Edhe për këtë arsye ajo tregon emocione.

Merkeli nuk ka humbur dhe nuk dëshiron të humbasë. Ajo do ta provojë edhe njëherë. Edhe nëse vetëkuptohet që këtë të hënë ajo nuk e shpalli kandidaturën e saj - përshtypja që të lë ajo është mjaft luftarake dhe e vendosur.