Kombëtarja gjermane për femra në eufori
29 Korrik 2013Pas fitores së Kampionatit Europian të Futbollit për femra në Suedi, kombëtarja gjermane e femrave u kthye në Gjermani. Në festimet në Frankfurt futbollistet gjermane i nderojnë mijëra fansa. Skuadra e trajneres Silvia Neid mundi dje Norvegjinë në një lojë të fortë 1:0. Lojtaret më të spikatura ishin portierja Nadine Angerer, e cila diti të përballojë dy 11-metersha dhe Anja Mittag. Për Gjermaninë kjo është fitorja e tetë e Kampionatit Europian të Futbollit për femra. Një nga lojtaret e njohura të kombëtares gjermane është futbollistja me origjinë nga Kosova, Fatmire Bajramaj.
Fillimi i kampionatit nuk ishte aq shpresëdhënës për skuadrën gjermane, ndërkohë që finalja kundër Norvegjisë u kthye në një lojë dramatike. Fitorja i dedikohet portieres Nadine Angerer, e cila u cilësua si heroina e ndeshjes së finales.
Në këtë kampionat luajtën 12 skuadra europiane. Hapjen e kampionatit e shënoi ndeshja me skuadrës së femrave italiane dhe finlandeze. Si rivalët më të fortë të skuadrës gjermane konsideroheshin Franca, Rusia, Anglia dhe Spanja.