Koha për të bërë gati çekiçin
16 Tetor 2014Ky është një demonstrim fuqie: më shumë se 20 kombe do të dërgojnë ushtarakë të lartë në Shtetet e Bashkuara për t'u konsultuar për një strategji të përbashkët në luftën kundër ekstremistëve të "Shtetit Islamik". Në takim dhe në diskutime do të marrë pjesë personalisht edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë ky koalicion kryen më shumë se 20 sulme ajrore mbi Kobanin në kufirin sirian-turk.
Por kjo është gjithashtu dhe një shenjë dobësie: muaj, pasi bota dëgjoi për herë të parë për sukseset e IS-it dhe mizoritë që i shoqërojnë këto suksese, koalicioni kundër IT-it nuk ka ende një plan solid. Ndërsa ekstremistët vazhdojnë të avancojnë më tej pavarësisht sulmeve ajrore kundër tyre - jo vetëm në rajonin e kufirit sirian-turk, por edhe në Irak, në aeroportin e Bagdadit për shembull.
Strategjia e Obamës nuk funksionon
ë, kur situata zhvillohet shpejt dhe kërkon veprime të vendosura. Lufta kundër IS-it është parashikuar për vite. Kjo luftë duhet të koordinohet ndërkombëtarisht, të mos jetë e nxituar dhe të mos çojë në një luftë të re, jo një "shok dhe frikë", jo veprim i madh dhe i vetëm nga SHBA, dhe sidomos jo një luftë me trupa tokësore.
Por siç thonë kritikët, pikërisht kjo nuk funksionon. Gjithnjë më të forta po bëhen thirrjet për "çizme në terren", pra për trupa tokësore. Fakti që Obama është pozicionuar kaq herët dhe me kaq nxitim në këtë çështje, dhe që thotë në mënyrë definitive se nuk do të dërgojë ushtarë, mund të dalë në fund si një gabim shkatërrues. Sepse kush merr një luftë, duhet të jetë i përgatitur për të luftuar në rast nevoje në betejë me çdo mjet - kështu demonstron forcë! Ose thua që në fillim: "Kjo nuk është lufta ime, ne do të qëndrojmë jashtë, shikoni si do t'ia dilni mbanë." Edhe ky është një pozicion force! Një shtëpi në gjysmë të rrugës, si sulmi i kufizuar vetëm tek goditjet ajrore kundër trupave tokësore shumë efektive - nuk është një shenjë fuqie, por një shenjë e pavendosmërisë dhe në këtë mënyrë edhe e dobësisë.
Kush tjetër, pos SHBA-së duhet ta bëjë këtë?
Në luftë kundër IS-it aktualisht nuk ka trupa tokësore, të cilat do të mund ta kthenin drejtimin e ngjarjeve. Askush nuk është i pajisur aq mirë e dhe askush nuk është i stërvitur aq mirë. Por lufta kundër IS-it duhet të bëhet tani, jo pas javësh apo muajsh. Dhe ndoshta qeveriaë aë esë SHBA-së pikërisht për këtë do t'i duhet ta rishqyrtojë pozicionin e saj më shpejt se sa ka dëshirë: në rast se aeroporti i Bagdadit rrezikohet seriozisht, atëherë Uashingtoni duhet të veprojnë. Sepse përndryshe janë në rrezik furnizimi dhe mbrojtja e mijëra amerikanëve në kompleksin e madh të ambasadës amerikane në Bagdad Dhe kjo do të ishte një situatë krejtësisht e papranueshme. Nëse IS-i përparon më tej drejt aeroportit, atëhere trupat tokësore amerikane do të hidhen në veprim dhe madje në frontin e parë. Pët këtë janë të sigurt të gjithë ekspertët. Ndryshe nuk bëhet.
Duke iu referuar ushtrisë së tij, Barak Obama ka thënë një herë në shkollën e oficerëve në West Point se Shtetet e Bashkuara kanë çekiçin më të mirë. Por kjo nuk duhet bëjë që çdo problem të shndërrohet në gozhdë. Ndoshta këshilltarët e tij duhet t'i thonë tani atij, se është koha për ta nxjerrë çekiçin nga çanata e veglave dhe për ta bërë gati. Presidentit mund t'i duhet ta përdorë atë më shpejt se do të dëshironte.