151008 EU Gipfel
15 Tetor 2008Të dielën e kaluar në samitin e Parisit u arrit marrëveshja për aksione të përbashkëta për tejkalimin e krizës. Ndonëse kriza financiare nuk është tejkaluar Brukseli po merr frymë më lirshëm. Samiti spontan i zhvilluar të dielën në Paris ka dhënë rezultate. Presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve anëtare të BE tani do të kujdesen për stabilizimin e mëtejshëm të tregjeve finaciare. Në veçanti do të theksohet bashkëpunimi në këtë drejtim, sepse veprimi i përbashkët është ajo që duhet aktualisht, thotë nw kwtw kuadwr kancelarja Angela Merkel: “Eshtë mirë kur vendet evropiane qw nga Franca, Britania e Madhe e deri tek Spanja aplikojnë tw njëjtat instrumentete."
Pritet që edhe 12 vendet e tjera të shpresin gadishmërinë për tejkalimin e krizës. 13 vende deri tani kanë ndarë paratë e shtetit për garantimin e kapitalit dhe kredive, në vlerë prej më shumë se dy bilionë euro.
Nuk duhet harruar mbrojtja e klimws
Pritet qw në samitin e BE të bëhet fjalë edhe për çështje të tjera, si klima, thotë komisioneri José Manuel Barroso: “Ne nuk mund t'i lejojmë vetes luksin që ruajtjen e planetit ta kuptojmë si një raki pas darkës ose ta harrojmë fare këtë problem. Problemi i ndryshimit të klimës nuk duhet harruar vetëm për shkak të krizës financiare. Duhet t'u përbahemi objektivave që i kemi caktuar vitin e kaluar.”
Konkluzionet konkrete për klimën dhe energjinë priten në takimin e radhës në dhjetor, por shumë vende si Gjermania, Polonia apo Italia janë të mendimit se duhen ndryshuar ligjet e tanishme. Mosmarrëveshje ka edhe sa i përket qëndrimeve ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Gjeorgji. Shumë vende, ndër të cilat edhe Suedia dhe vendet baltike, janë kundër rifillimit të negociatave me Rusinë. Vendimin duhet ta marrin presidentët dhe kryeministrat.
Reforma kushtetuese
Edhe ardhmëria e reformës kushtetuese të BE do të trajtohet në dhjetor. Kryeministri irlandez, Braian Couen (Brian Cowen) ka raportuar për gjendjen në vendin e tij, por irlandezët nuk kanë vendosur se kur do të mbahet referendumi tjetër për reformën. Sipas minisritirlandez për Evropën, Dick Roche kryeministri ka bërë të qartë se do të raportojë për atë që ka ndodhur në verë dhe për hapat që do të ndërmeren. Ai ka theksuar se deri tani nuk ka ndonjë vendim të prerë, që mund ta hedhë në tavolinën e bisedimeve.
Presidentët dhe kryeministrat do të miratojnë në Bruksel edhe Paktin evropian për emigrim dhe azil. Paketa parashikon krijimin e kornizës për rregullimin e emigracionit ilegal. Para krizës financiare, kjo çështje ishte një prej prioriteteve kryesore të presidencës franceze.