Kina dhe Japonia angazhohen për përmirësimin e marrëdhënieve
1 Dhjetor 2007Reklamë
Kundërshtaret e dikurshme Kina dhe Japonia janë të vendosura për të intensifikuar marrëdhëniet e tyre. Në kryeqytetin kinez Pekin janë takuar për konsultime përfaqësues të lartë të dy vendeve. Pas një takimi të ministrit të jashtëm japonez Mashiko Komura me homologun e tij kinez Jang Jieçi ( Yang Jiechi) thuhet se atmosfera e bisedimeve është bërë më e mirë. Megjithatë në zënkat për rezervat e naftës dhe gazit në Detin Lindor Kinez nuk është gjetur ndonjë zgjidhje.