1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KE përshëndet braktisjen e reformës problematike në Rumani

6 Qershor 2019

Bukureshti nuk do ta bëjë realitet zbutjen e planifikuar të ligjit penal të korrupsionit. Me këtë hap ai bashkohet me Komisionin Evropian. Shtysa për këtë hap është dënimi me burg për një politikan të njohur.

https://p.dw.com/p/3Js3l
Belgien | Treffen von Viorica Dancila und Jean-Claude Juncker in Brüssel
Fotografi: Getty Images/AFP/E. Dunand

Pas muajsh mosmarrëveshjesh për ndërhyrje në sistemin rumun të drejtësisë, Komisioni Evropian u shpreh i kënaqur me lajmin e fundit nga Bukureshti. Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker dhe zëvendësi i tij Frans Timmermans e mirëpritën angazhimin e qeverisë për të braktisur reformën e diskutueshme të drejtësisë, thanë autoritetet e Brukselit pas një takimi me kryeministren e Rumanisë, Viorica Dancila. Komisioni dëshiron tani të punojë me Rumaninë për të kërkuar zgjidhje për çështjet e sundimit të ligjit.

Rezistencë edhe nga Presidenti Iohannis

Konkretisht, në konflikt bëhet fjalë për zbutjen e ligjit penal të korrupsionit në këtë shtet të Evropës Juglindore. Ndër të tjera, qe parashkuar që periudhat e parashkrimit për disa vepra penale të shkurtoheshin.

Pas pagesës së rryshfeteve, dorasit nuk do të ndëshkoheshin, po ta kallëzonin vete brenda një viti dhe nësë më parë nuk kishin nisur hetime. Përveç kësaj, ndëshkimet për shpërdorim dhe shpërdorim të detyrës parashikohej që të përgjysmoheshin, kur autorët e kompensonin dëmin. Projektligji u miratua nga Parlamenti rumun në prill. Por ai ende nuk ka hyrë në fuqi, presidenti konservator Klaus Iohannis nuk e ka nënshkruar atë. Në vend të kësaj, ai e kaloi atë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Dancila - Timmermans Treffen in Brüssel
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Aydemir

Si një paralajmërim të fundit, Timmermansi i dërgoi para rreth tre javësh një letër qeverisë social-liberale në Bukuresht. Po të mos bëheshin se shpejti përmirësimet e nevojshme ose po të kishte hapa të mëtejshëm në drejtim të gabuar, Brukselit do të niste menjëherë një të ashtuquajtur procedurë të shtetit juridik të BE kundër Rumanisë, u tha atëherë.

Vendimi për dënimin e Dragneas - vendimtar

Vëzhgues besojnë se vendimi i fundit kundër kreut të Socialdemokratëve të Rumanisë (PSD) Liviu Dragnea luajti një rol vendimtar në vendimin e Dancilas. Dragnea ishte forca kryesore shtytëse pas fushatës për dobësimin e luftës kundër korrupsionit dhe e ka kontrolluar qeverinë e Dancilës. Të hënën e kaluar, ai u dënua me vendim të formës së prerë me tre vjet e gjysmë burg për nxitje të shpërdorimit të detyrës.

Njëkohësisht me zgjedhjet evropiane, rumunët gjithashtu votuan me shumicë dërrmuese në një referendum, për të dënuar në mënyrë konsekuente zyrtarët e korruptuar. Përveç kësaj, qeveria nuk duhet të jetë më në gjendje të ndryshojë ligjet e drejtësisë në favor të personave të dyshuar për korrupsion.