1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Karla del Ponte nga janari ambasadore e Zvicrës në Argjentinë

24 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BXV6

Gjenevë: Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Karla del Ponte (Carla del Ponte) nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë ambasadore e Zvicrës në Argjentinë. Kështu njoftoi ministria e jashtme zviceriane. Me kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun (Ban Ki-moon) Ponte ka pranuar shtyrjen e kontratës që ajo ka me Tribunalin e Hagës deri në dhjetor të këtij viti. Ajo ndodhet në këtë post që prej vitit 1999.