1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelari gjerman: Paqe me diktat nuk do të ketë

19 Maj 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në fjalimin e tij në Bundestag të enjten, u shpreh se Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë. Po ashtu Scholz uli shpresat për një anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në BE.

https://p.dw.com/p/4BWpI
Deutschland | Bundestag Regierungserklärung Olaf Scholz
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Një refuzim të qartë i bëri kancelari gjerman, Olaf Scholz në fjalimin e tij në Bundestag një paqeje të detyruar ushtarakisht në Ukrainë. "Një paqe me diktat nuk do të ketë, sepse ukrainasit nuk do ta pranojnë atë, dhe ne jo", tha Scholz. Të gjithëve na bashkon një qëllim, theksoi kancelari gjerman. "Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë, Ukraina duhet të vazhdojë të ekzistojë." Vetëm kur presidenti Putin të kuptojë, se ai nuk mund ta thyejë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës, "do të jetë gati që të negociojë seriozisht për paqen", u shpreh kancelari gjerman. Për këtë ka rëndësi që të forcojmë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës.

Deutschland | Bundestag Regierungserklärung Olaf Scholz
Fotografi: Hannibal Hanschke/REUTERS

Scholz i siguroi Ukrainës mbështetjen e mëtejshme gjermane si në drejtim të sanksioneve kundër Rusisë, pranimit të refugjatëve, ndihmës ekonomike dhe "po, edhe në furnizimin me armë, përfshirë edhe armë të rënda". Scholz pranoi, se kjo mbështetje nuk është e pakontestuar në Gjermani, por dua të bëj të qartë, theksoi kancelari gjerman. "Nuk ka shkallëzim në atë që ta ndihmosh të mbrohet një vend i sulmuar brutalisht." Ky është më shumë një kontribut për t'i dhënë fund sulmit.

Jo anëtarësim i shpejtë në BE

Kancelari gjerman në fjalimin e tij iu referua edhe përpjekjeve të synuara të Ukrainës për anëtarësim në BE dhe i uli shpresat për pranim të shpejtë të vendit. Presidenti francez, Macron ka të drejtë, kur i referohet asaj se procesi i anëtarësimit "nuk është një çështje e disa muajve apo disa viteve", theksoi Scholz. Për të qenë të drejtë me vendet e tjera nuk duhet të ketë "shkurtime" të rrugës drejt BE.

Deutschlannd Gemeinsame Präsidiumssitzung von CDU und CSU
Friedrich MerzFotografi: Oliver Berg/dpa/picture alliance

Në debatin që pasoi në Bundestag foli edh kreu i opozitës, kryetari i Partisë Kristiandemokrate CDU, Friedrich Merz, i cili po ashtu u shpreh për mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës. "Ne duam  dhe duhet ta ndihmojmë edhe më tej si nga ana financiare edhe ajo humanitare Ukrainën", tha Merz. Këtu bëjnë edhe furnizimet me armë, "me qëllim që ky vend të mund të verë në jetë të drejtën për vetëmbrojtje."

 

 

 

la/ag