1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kanabisi - sekreti i rinimit të trurit?

18 Tetor 2018

Kanabisi ngadalëson procesin e plakjes së trurit, të paktën tek minjtë, kjo është vërtetuar. Studiuesit shpresojnë për të njëjtin efekt tek njerëzit me demencë. Kanadaja ndërkohë e legalizoi kanabisin.

https://p.dw.com/p/36iFC
Kanada Legalisierung von Cannabis | Cannabis Pflanzen
Fotografi: picture-alliance/empics/The Canadian Press/R. Ward

Kanabisi - deri më tani një drogë me nam të keq, mund të kthehet në një bimë mjekësore të shumëanshme. Si mjet kundër dhimbjeve kanabisi ndërkohë është pranuar. Me gjasë kjo bimë ka efekt edhe tek disa sëmundje psikike dhe mund të ketë madje edhe efektin e rinimit të trurit.

Këtë e thonë studiuesit e Institutit për Psikiatrinë Molekulare në Universitetin e Bonnit pas eksperimenteve me minj. Tek minjtë më të vjetër duken shenja të qarta ndryshimi pas dhënies së një doze të vogël të lëndës përbërëse të kanabisit Tetrahydrocannabinol (THC). Tek ata përmirësohen funksionet e trurit, raportojnë studiuesit në revistën "Nature Medicine".

Drejtori i Institutit, Andreas Zimmer është optimist, që ky rezultat mund të transferohet edhe tek njerëzit. Për këtë do të fillojë së shpejti një studim klinik me të moshuar në Bonn. Studiuesit duan të dinë, nëse THC ka ndikim në funksionet e trurit të njerëzve me demencë në stadin e parë apo në fillimet e Alzheimer.

Symbolbild Wissenschaft Maus
Studiuesit iu dhanë minjve të plakur THC, dhe ata nuk dalloheshin më nga të rinjtë... Fotografi: picture-alliance/imageBROKER/J. Tack

Kura e rinimit me kanabis

Receptorët që kanë qenë objekt studimi, i ashtuquajturi sistemi "Endocannabinoid" si pjesë e sistemit nervor ka efekt ndikues në të gjitha proceset e plakjes. „Aktiviteti i këtij sistemi tek kafshët në moshë zbret, dhe tregohen kështu shenjat tipike të plakjes", thotë Zimmer. Pasoja janë osteoporoza, lëkura me rrudha, por edhe aftësia e dobësuar e trurit për të mësuar dhe kujtesa. Studiuesit shpresojnë t'i japin kështu „hov" sistemit Endocannabinoid.

Studiuesit iu dhanë minjve të plakur THC. Dhe efekti ishte i dukshëm – minjtë e vjetër nuk dalloheshin më nga të rinjtë. Para dhënies së kanabisit, ata kishin vështirësi të dallonin një mi, me të cilin kishin qenë në kontakt. Në vend të kësaj, ata reagonin me frikë dhe agresivitet. Pas dhënies së THC-së, minjtë e vjetër i dallonin shumë mirë minjtë me të cilët kishin pasur një lloj marrëdhënie, thotë, Andras Bilkei-Gorzo, koleg i Andreas Zimmer.

Studiesit janë marrë 15 vjet rresht me studimin e receptorëve, ku kanabisi ka pasur ndikimin e tij, në radhë të parë tek minjtë. „Ne njerëzit kemi një sistem „Endocannabinoid" shumë të njëjtë me minjtë.", thotë Bilkei-Gorzo në bisedë me Deutsche Wellen. Receptorët janë në sfera të përafërta në tru. Prandaj kanabisi ka gati po të njëjtin efekt tek njerëzit si tek minjtë." Edhe në Izrael studiuesit janë marrë me hulumtime mbi efektin e kanabisit dhe kanë arritur në përfundime pozitive. Në një azil pleqsh, banorët që kishin probleme me pagjumësinë dhe oreksin morën kanabis. Shumë prej tyre ishin pastaj shumë më aktivë.