1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kanabis - A janë drogat përgjegjëse për çorientimet psiqike?

Stephen Beard23 Gusht 2007

Konsumimi rregullisht i kanabisit e dyfishon rrezikun e vuajtjes prej sëmundjeve psiqike. Madje mjafton edhe një herë ta marrësh këtë drogë mund të rritet me 40 përqind rreziku për problemet psiqike.

https://p.dw.com/p/BX5m
Fotografi: dpa

Në këtë përfundim arrin një studim i kryer në Britaninë e Madhe. Nga analizat e kryera gjatë këtij studimi vërehet një lidhje e qartë mes kanabisit dhe sëmundjeve si skizofrenia. Ky studim koinçidon edhe me vendimin e qeverisë britanike për ta ndaluar këtë drogë.

Terri Hamond (Terry Hammond) nuk ka asnjë dyshim për lidhjen mes kanabisit dhe sëmundjeve psiqike. Ai thotë, se shembulli më i mirë për këtë është djali i tij. Ai nisi të konsumojë katër deri në pesë kanabis çdo natë gjatë fundjajave. Shumë shpejt ai pati shqetësime serioze: "Brenda gjashtë muajve ai nisi të marrë intensivisht kanabis dhe pati një goditje të menjehërshme psiqike, ndërsa më parë ai s´kish vuajtur kurrë prej problemeve psiqike. Ai është 29 vjeç. Ai e përshkruan ndryshimin e gjendjes së tij siç ndizet e fiket drita. Kur ai ka marrë intensivisht kanabis thotë, se brenda minutit ka pasur ndjenjën e parajonës."

  • Studjuesit e Univeristeteve të Bristolit dhe Kardifit e mbështesin këtë fakt të përshkruar në mënyrë figurative. Dr. Stejnli Zemit (Stanley Zammit) dhe ekipi i tij i janë referuar 35 studimeve mbi kanabisin dhe sëmundjet psiqike. Ata konstatojnë, se përdorusit e kësaj droge janë 40 përqind më shumë të rrezikuar të preken nga sëmundjet psiqike në krahasim me ata që nuk e përdorin atë. Zemit: "Kjo do të thotë, se njerëzit që e përdorin atë kanë haluçinacione në formën e zerave që dëgjojnë, ose janë të dëshpëruar duke ndjerë gjëra që nuk ekzistojnë në realitet. Të tilla simptoma dëshmojnë për sëmundje seriozë psiqike siç është skizofrenia."
Cannabis auf Rezept in den Niederlanden
Në Hollandë marihuana mund të blihet në farmaci si medikament. 5 gramë kushtojnë 50 euroFotografi: AP

Dr. Zemit thotë, se ende është i ulët rrëziku për çdo individ përdorues që të preket nga sëmundjet psiqike. Por ai thotë, se kanabisi mund të jetë faktor në më shumë se 14 përqind të rasteve me probleme psiqike tek të rinjtë në Britaninë e Madhe. Ai konstaton, se kjo është një çështje e shëndetit publik: "Njerëzit duhet të informohen, se përdorimi i vazhdueshëm i kanabisit i rrezikon ata me probleme serioze shëndetësore. Ndonëse rreziku individual për a përdoruesit e kanabisit që të preken nga sëmundje psiqike është ende i ulët, njerëzit duhet ta kenë të qartë, se ky është një rrezik i mundshëm nëse ata e përdorin rregullisht këtë drogë."

  • Profesor Robin Murrej (Murray) nga instituti i psiqiatrisë në Londër thotë, se realiteti nga pasojat e kanabisit mund të jetë edhe më i rëndë. Sipas tij studimet, të cilat janë analizuar prej Dr. Zemit janë të viteve 1970, 1980 dhe 1990, kur janë përdorur forma më të buta të kanabisit. Varieteti më i fortë i quajtur skunk, që është tani shumë i përhapur, mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin mendor. Përhapja më e gjerë e këtij lloji është një çështje kyç thotë ai: "Eshtë pothuajse si alkooli. Edhe pse shumica jonë e pinë alkoolin ne nuk bëhemi alokoolikë. E njëjta gjë ndodh edhe me kanabisin. Shumica e njerëzve që marrin kanabis nuk pësojnë ndonjë dëmtim, por sa më shumë ata e konsumojnë atë dhe varitetet e forta të tij, aq më i madh është rreziku për psikozë. Ndaj sa më i përhapur të jetë ai aq më shumë njerëz do të vijnë në klinikën time me sëmundje të ngjashme."
USA Drogen Drogenabhängiger in Puerto Rico
Ky njeri është krejtësisht i varur nga drogatFotografi: AP

Por disa studjues në fushën e mjekësisë i sfidojnë kërkimet e Dr. Zemit. Dr. Tërner (Turner), psikiatër duke komentuar këtë studim thotë, se ka vetëm asocijim por jo kushtëzim mes përdorimit të kanabisit dhe sëmundjeve psiqike. Nuk është provuar që përdorimi i kanabisit ka shkaktuar problemet psiqike. Ai thotë se ka fakte për të supozuar, se një i sëmurë psiqik, ose ndokush i predispozuar për sëmundje të tilla ka prirje ta përdorë kanabisin. "Shumë njerëz me skizofreni kanë ankth të lartë të brendshëm. Ata pinë intensivisht nikotinë, marrin drogë si medikament i përzgjedhur prej tyre për qetësim, dhe kanabisi ka pasur efektin qetësues, gjë kjo që dihet. Si rezultat mund të thuhet se ata e marrin atë gjithnjë e më shumë, qoftë para se të sëmuren, ashtu edhe pasi sëmundja shfaqet."

Dr. Tërner mendon se evidenca epidemiologjike të çon në përfundimin, se kanabisi nuk shkakton sëmundje psiqike: "Të kujtojmë që në 30 vitet e fundit nuk ka pasur rritje të skizofrenisë edhe pse është përdorur në mënyrë masive kanabisi. Në vendet ku kanabisi konsumohet rregullisht nuk ka rritje të kuotës së skizofrenisë."

Studimet e Dr. Zemit kanë koinçiduar me një vendim të qeverisë britanike për ta rishqyrtuar çështjen e kanabisit. Tri vjet më parë qeveria e deklasifikoi këtë si drogë nga kategoria B në C. Si rjedhojë përdorimi i kanabisit nuk ndiqet më penalisht. Por tani qeveria thotë, se duke iu referuar studimeve aktuale, është e nevojshme të rishikohen rregullat. Ajo mund të vendosë ashpërsimin e dënimit për posedim të kanabisit. Sipas Dr. Turner ky është një masë e gabuar: "Unë mendoj se masat për penalizimin e atyre që posedojnë kanabis duhet të jetë sa më të buta që të jetë e mundur. Kriminalizimi nuk ndihmon as njerëzit që e përdorin atë dhe as ata që vuajnë prej skizofrenisë."

  • Një gjë është e qartë, kanabisi sërish është në qendër të vëmendjes.

Pavarësisht nga fakti nëse i shkakton apo i nxjerr në pah sëmundjet psiqike, kanabisi nuk është i mirë, thonë ata që janë kundër kësaj droge. Ata i referohen edhe një studimi mbi efektet fizike që ka kanabisi. Shekncëtarët në Zelandën e Re kanë konstatuar, se mjafton ta konsumosh edhe një herë kanabisin dëmi ndaj mushkrive është baraz me atë që shkakton pirja e pesë cigareve njëra pas tjetrës. Kritikët thonë, se kanabisi është një substancë jo e shëndetshme.