1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Kampionati Europian 2024 në Gjermani

27 Shtator 2018

Futbolli në Gjermani me një impuls të ri! Federata Gjermane e Futbollit do të jetë organizatorja e Kampioantit Europian 2024. Ky është rezultati i votimit të UEAFA-s në Nyon të Zvicrës. Konkrrentj Turqia nuk fitoi.

https://p.dw.com/p/35auw
Fußball Bekanntgabe EM-Gastgeber 2024
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Stache

Gjermania do të jetë organizatorja e Kampionatit Europian të Futbollit 2024. Shumica e 14 të deleguarve për votimin nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s votuan për kandidaturën e DFB-së (Federata Gjermane e Futbollit). Këtë e komunikoi të enjten (27.09) Aleksander Ceferin, presidenti i Unionit Europian të Futbollit, UEFA në Nyon të Zvicrës. Dymbëdhjetë anëtarë të këtij forumi votuan për Gjermaninë, katër për Turqinë dhe njëri abstenoi.

Në këtë mënyrë për herë të dytë që pas vitit 1988 Gjermania do të organizojë Kampionatin Europian. Më 1988 titullin e fitoi Holanda. Turqia, e cila ka kandiduar edhe për turnetë në vitet  2008, 2012 dhe 2016 edhe në aplikimin e katërt sivjet nuk arriti të fitojë.

Presidenti i DFB-së Reinhard Grindel menjëherë pas shpalljes së rezultatit të votimit, u shpreh, se "është bukur, që përjetojmë një ditë të mirë për profesionistët dhe amatorët në Gjermani, Falenderime të përzemërta për besimin. Unë ndjej përgjegjësi. Ne do të bëjmë gjithçka për ta justifikuar këtë besim." Ndeshjet do të zhvillohen në Berlin, Mynih, Dyseldorf, Shtutgart, Këln, Hamburg, Lajpcig, Dortmund, Gelsenkrichen dhe në Frankfurt mbi Main. Se cila ndeshje në cilin qytet do të zhvillohet, për këtë do të vendoset më vonë. Për finalen mund të merren në konsideratë vetëm Berlini ose Mynihu.