1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kaczynski në Berlin & Panairi CeBIT në Hanover

Vilma Filaj-Ballvora9 Mars 2006

Nga shtypi i sotëm veçojmë zëra lidhur me vizitën e presidentit të Polonisë Lech Kaczynski në Berlin si dhe hapjen e panairit të teknologjisë së informacionit në Hanover, CeBIT.

https://p.dw.com/p/Arr1
Fotografi: AP

Marrëdhëniet gjermano-polake kanë pësuar një ngrirje kohët e fundit për shkak të ndërtimit të një linje naftësjellëse në detin Balltik si dhe lidhur me grindjen për zhdëmtimin e gjermanëve të dëbuar nga Polonia dhe ndërtimin e "qendrës kundër dëbimeve".

E përditshmja "Münchener Merkur" komenton: "Kancelarja Merkel i sheh marrëdhëniet gjermano-polake në fillimin e një etape të re. Por shtrohet pyetja: etapë për ku? Edhe pse presidenti i vetëdijshem i Polonisë në Berlin, ndryshe nga Shiraku, e shmangu tensionin, është e qartë, që raportet midis dy vendeve janë të ngrira. Asnjë problem nuk i është afruar zgjidhjes me këtë vizitë shtetërore në Berlin. Madje edhe ngurrimi i gjatë i presidentit Kaczynski që xhonglonte me ndjenjat anti-gjermane ishte si një shuplakë diplomatike për Berlinin. Merkeli vizitoi Poloninë vetëm dhjetë ditë pas zgjedhjes, ndërsa Kaczynski i la vetes tre muaj kohë madje edhe duke bërë ironi, se njeh në Gjermani aeroportin e Frankfurtit. E kjo mjafton. Vetëm se shtrohet pyetja, nëse është ky qëndrimi i përshtatshëm nga perspektiva e Varshavës ndaj financuesit më të madh të BE-së", vëren "Münchener Merkur".

"Süddeutsche Zeitung" shkruan: "Qeveria gjermane bën atë që është më e arësyeshmja që mund të bëhet aktualisht për marrëdhëniet gjermano-polake. Ajo pret për t´i dhënë kohë Polonisë që ajo t´i analizojë vet problemet, të cilat deri tani i ka njohur vetëm nga të thënat e të dëgjuarat. Kjo pasi udhëheqja e re nacional-konservatore e Kaczynskit mishëron provincialitetin dhe në kuptimin e mirëfilltë të fjalës mosnjohjen e realitit, gjë që është e pashembullt në BE", tërheq vëmendjen "Süddeutsche Zeitung".

Po mbi këtë temë "Ostsee Zeitung" i referohet projektit për ndërtimin e naftësjellësit në detin Balltik: "Proejtki duhet të përfundojë brenda katër vjetësh. E megjithatë qysh sot janë të rënduara marrëdhëniet gjermano-polake, për naftësjellësin e detit Balltik. Këtu kemi të bëjmë me energji, me para, me interesa për sigurinë dhe me influencë politike. Linja gjermano-ruse e gazit hedh një dritë të zbehtë në gjendjen e Evropës si një aktor global i energjisë. Sado e rëndësishme dhe e pashmangshme që
është për Gjermaninë linja e detit Balltik, ajo nuk është produkti i një politike të përbashkët evropiane për energjinë. Por një politikë e tillë duhet të ekzistojë, në rast se shtetet e Evropës nuk duan që të vihen nën presionin politik të furnizuesve të tyre. Ndaj pakënaqësia e Polonisë ndaj porjektit në detin Balltik është një sinjal paralajëmrues", shkruan "Ostsee Zeitung".


Lidhur me panairin e teknologjisë së ifnormacionit që hapi portat në Hanover gazeta "Handelsblatt" i referohet problemit të vendeve të punës duke shkruar: "Rreth 1,3 milionë vende pune ofrojnë teknologjia e informacionit dhe e telekomunikacionit në Gjermani. Këto janë shumë më tepër vende sa në degën shembullore të prodhimit të automobilëve, duke përfshirë këtu edhe industrinë furnizuese që punëson rreth 77.000 vetë. Por kjo mrekulli e punësimit nuk do të vazhdojë me të njëjtat ritme si në të shkuarën. Shkurtimet masive të vendeve të punës në këtë degë pothuajse kanë marrë fund, por dega është në rritje. (...)Edhe nëse degë të tilla në industria e software apo rrjeti i internetit vazhdojnë të hapin vende pune në Gjermani, njëkohësisht janë duke u zhdukur në mënyrë masive vendet e punës në fushën e telekomunikacionit. Edhe dega e teknologjisë së informacionit do të fillojë t´i zhvendosë vendet e punës në Evropën Lindore dhe në Azi", parashikon "Handelsblatt".

Së fundi edhe një citat nga komenti i "Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung": "Do të ishte në interesin e konsumatorëve sikur dega e teknologjisë së informacionit të jepte përgjigje ndaj problemeve që ajo i ka krijuar vet. Përdoruesit e internetit konforntohen me fluksin e reklamave të padëshiruara, me ndërhyrjet e viruseve dhe të kriminelëve, që duan të gjejnë të dhëna delikate si xhirollogaritë bankare. Poseduesve të kompjuterit u duhet të humbasin kohë më shumë për të siguruar aparaturat e tyre për t´i mbajtur ato në funksion, se sa për punë më të arësyeshme. Mbrojtësit e të dhënave janë të shqetësuar dhe me të drejtë; bisedat telefonike nëpërmjet internetit mund të përgjohen lehtë. (...) Teknikat e reja duhet t´u shërbejnë më shumë përdoruesve", thekson "Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung".