Kërkohen bashkëpunëtorët e tre të arrestuarve për terrorizëm në Gjermani
6 Shtator 2007Reklamë
Pas shmanngies së atentatetve terroriste në Gjermani në të gjithë vendin po kërkohen bashkëpunëtorët që kanë ndihmuar tre të arrestuarit. Personat e kërkuar janë gjermanë dhe turq si dhe të kombësive të tjera, tha sekretari i shtetit për rendin August Hanning. Nga vetë celula terroriste nuk vjen më asnjë rrezik por mbetet një rrezik bazë, tha Hanning. Presidenti i zyrës federale gjermane të antikrimit Jörg Ziercke tha se terrorizmi i kultivuar brenda vendit si në Britaninë e Madhe është edhe në Gjermani një problem. Pas vëzhgimeve disa mujore të martën u arrestuan dy gjermanë të cilët ishin konvertuar në fenë islame dhe një turk. Ata akuzohen se kanë planifikuar atentate me bomba kundër objektivave amerikane dhe gjermane në Gj