1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Julian Assange nuk ekstradohet në SHBA

4 Janar 2021

Themeluesi i platformës Wikileaks, Julian Assange nuk do të esktradohet në SHBA. Ky ishte vendimi i gjykatës së Londrës të hënën. Assange kërcënohet nga 175 vite burg në SHBA.

https://p.dw.com/p/3nUez
Julian Assange
Julian Assange, prill 2019Fotografi: Victoria Jones/PA Wire/picture alliance

Me brohorima dhe entuziazëm e pritën përkrahësit e themeluesit të platformës Wikileaks, Julian Assange vendimin e gjykatës së Londrës. Të hënën gjykata publikoi vendimin në twitter: Julian Assange nuk ekstradohet në SHBA. Australiani kërcënohet nga 175 vite burg në SHBA. Por rruga juridike ende nuk është e mbyllur përfundimisht. Pritet që pala kundërshtare të apelojë vendimin. Procedura për ekstradimin e Assange u hap në shkurt 2020 dhe vazhdoi në shtator. Vendimi përfundimtar sipas ekspertëve pritet në mesin e vitit 2021.

Para gjykatës dhjetëra vetë thërrisnin në kor "liri për Julian Assange". Pas vendimit përkrahësit e Julian Assange festuan vendimin e gjykatës me brohorima, sipas një korrespondenteje të agjencisë së lajmeve dpa.

SHBA e akuzon Julian Assange për spiunazh dhe nxjerrje sekreti. Sfondi i akuzave lidhet me publikimet e dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike të platformës Wikileaks në vitin 2010. Assange akuzohet nga drejtësia e SHBA se e ka ndihmuar zbuluesen Chelsea Manning për publikimin e materialeve sekrete nga misionet ushrarake amerikane në Irak dhe Afganistan.

 

 

 

l/dpa/epd