1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

22 Korrik 2024

Presidenti amerikan Biden njoftoi se nuk do të kandidojë edhe një herë për këtë post. Ai mbështet si kandidate për presidente Kamala Harris.

https://p.dw.com/p/4iZE0
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
Joe Biden tërhiqet nga gara presidencialeFotografi: Matt Rourke/AP Photo/picture alliance

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se i jep fund fushatës së tij për t'u rizgjedhur. Biden theksoi se kjo gjë "është në interesin më të mirë të partisë demokratike dhe të vendit”. Njëkohësit ai deklaroi se mbështet zëvendëspresidenten aktuale Kamala Harris si kandidate për presidente  e Partisë Demokratike.

Biden u përball për javë të tëra me një presion në rritjenga radhët e demokratëve dhe nga personalitete të tjera për t'u tërhequr nga gara, pas performancës së dobët në debatin kundër kandidatit republikan për president Donald J. Trump.

 

Joe Biden dhe zëvendëspresidentja aktuale Kamala Harris
Biden mbështet zëvendëspresidenten aktuale Kamala Harris si kandidate për presidente  e Partisë Demokratike.Fotografi: Hu Youson/Xinhua/picture alliance

Delegatët e Partisë Demokratike tani do të votojë për një kandidat tjetër. Kandidati i ri për president i Partisë Demokratikedo të jetë kush do të fitojë shumicën gjatë kongresit të partisë në Çikago.

Mirënjohje për Bidenin

Pas njoftimit për tërheqjen e kandidaturës shumë politikanë e vlerësuan presidentin amerikan Biden dhe vendimin e tij.

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, ish-Ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton, shprehen respektin e tyre për Biden. "Ne bashkohemi me miliona amerikanë për të falënderuar Presidentin Biden për gjithçka që ka arritur duke qëndruar vazhdimisht në mbrojtje të Amerikës”, tha çifti.

Presidenti Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz
Presidenti Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf ScholzFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz i shprehu Presidentit Biden falenderimet dhe mirënjohjen e tij. "Miku im Joe Biden ka arritur shumë: për vendin e tij, për Evropën, për botën," shkroi Scholz në Platformën X. "Falë tij bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA-ja është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar edhe një herë meriton njohje”.