1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Joe Biden fal djalin e tij, Hunter

2 Dhjetor 2024

Presidenti amerikan në largim, Joe Biden, përkundër deklaratave të mëparshme vendosi të falë djalin e tij Hunter. Biden tha, se Hunter u trajtua ndryshe pikërisht se ishte djali i tij.

https://p.dw.com/p/4ndGT
Biden me xhup blu dhe kapele djali i tij Hunter pas presidentit
Joe Biden dhe djali i tij HunterFotografi: Craig Hudson/REUTERS

Sipas të dhënave të veta, presidenti i SHBA në largim, Joe Biden fali djalin e tij Hunter zyrtarisht. Biden kishte thënë më parë, se nuk do të përdorte kompetencën e jashtëzakonshme që ka si president i SHBA në interes të familjarëve të tij. Që me ardhjen në detyrë si president, Biden kishte thënë, se nuk do të përzihej në vendimet e Ministrisë së Drejtësisë, por është e qartë, se djali i tij është viktimë e drejtësisë, thuhet në deklaratën e faljes. "Aktakuza në rastin e tij erdhi sepse disa kundërshtarë të mi politikë në Kongres i nxitën paditësit të më sulmonin mua dhe të kundërshtonin zgjedhjen time."

Joe Biden shkon të përqafojë djalin e tij Hunter
Joe Biden dhe Hunter Biden në Zyrën OvaleFotografi: Evan Vucci/AP Photo/picture alliance

"Pse një baba dhe president arrin në këtë përfundim"

"Asnjë person i arsyeshëm që shikon faktet në rastin e Hunter, nuk mund të arrijë në ndonjë përfundim tjetër se ai që Hunter u përzgjodh, sepse është djali im." Ai shpreson që amerikanët ta kuptojnë, pse një baba dhe president arrin në këtë përfundim, ka shtuar Biden.

Hunter Biden duke shkuar në gjykatë pas akuzave për evazion fiskal
Hunter BidenFotografi: Jae C. Hong/AP Photo/picture alliance

Hunter Biden u deklarua fajtor për evazion fiskal dhe posedim të paligjshëm të një arme zjarri. Konkretisht, bëhej fjalë për faktin se ai dha informacione të rreme kur ka blerë armën në tetor 2018 dhe fshehu varësinë ndaj drogës në atë kohë. Falja nga presidenti ka efekt e zbatohet për krimet federale. Nga kjo nuk preken akuza të mundshme në nivel shtetesh federale.

Vendimi i presidentit Biden erdhi pak javë para se të bëhej i ditur dënimi i tij. Evazioni fiskal në SHBA mund të dënohet deri në 17 vjet burg, kurse shkelja e ligjit të armëve deri në 25 vjet- Por shpesh jepen dënime më të ulta.

 

 

la/ag