1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Japonia dëshiron të jetë "superfuqi"

Martin Fritz / exh27 Korrik 2014

Kina dhe Japonia luftojnë për supremaci në Azinë Lindore. Përmes një forcimi të partneritetit me SHBA, Tokio synon të sigurojë statusin e saj në rajon. Ndërkohë Kina mbështetet në një neutralizim të Koresë së Jugut.

https://p.dw.com/p/1CjPM
Fotografi: STR/AFP/Getty Images

Para 120 vjetësh Japonia i ktheu krahët Azisë dhe u pozicionua në krah të fuqive të mëdha perëndimore. Asokohe Japonia bëri për vete edhe ideologjinë e imperializimit: në 1 gusht 1894 qeveria në Tokio i shpalli luftë Kinës dhe i dëboi trupat e saj nga Koreja. Dhjetë vjet më vonë në luftën kundër Rusisë, Japonia u bë me fitoren ndaj saj i pari vendi aziatik i historisë së kohës së re dhe deri më sot, që ka mundur një fuqi perëndimore.

Megjithë disfatën në Luftën e Dytë Botërore, Japonia ia doli me ndihmën e një marrëveshjeje sigurie me SHBA të mbetej në kampin perëndimor. Nën patronazhin bërthamor dhe ushtarak të SHBA, kombi ishull u zhvillua megjithë mungesën e burimeve natyrore në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Tani ngjitja e Kinës në një fuqi dominuese ushtarake dhe ekonomike, po e detyronin fqinjin, Japoninë, të zgjedhë përsëri mes Azisë dhe Perëndimit.

Vetëdija e re e Japonisë

Për kryeministrin Shinzo Abe përgjigja është e qartë. Japonia duhet t'i tregojë ballin Kinës duke u lidhur edhe më fort në aleancë me SHBA. Shtetet e Bashkuara janë e vetmja fuqi që mund të përballet me Kinën. Për këtë arsye kabineti i Abes e ka interpretuar në mënyrë të re nenin paqësor numër nëntë të Kushtetutës në 60 vjetorin e themelimit të forcave të armatosura japoneze. Deri tani ushtarët japonezë mund të bëheshin aktivë vetëm në rast të një sulmi direkt kundër territorit të tyre. Tani së bashku me kombe të tjera, pra me SHBA, ata mund të luftojnë kur preken interesat e Japonisë.

Ministri i Mbrojtjes Itsunori Onodera në fillim të korrikut (11.07.2014) bëri të qartë në Uashington se cfarë nënkupton orientimi i ri i politikës japoneze. Japonia do të zgjerojë dukshëm angazhimin e saj në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes në Azinë Lindore. "Për një superfuqi si Japonia është krejt e natyrshme të luajë një rol të përgjëgjshëm në rajon në sfondin e situatës së tensionuar të sigurisë", deklaroi Onodera. Deri tani Japonia e ka cilësuar veten e shumta si fuqi ekonomike por thuajse kurrë si një "superfuqi". Por më pas zyrtarët japonezë u përpoqën të zbusnin shprehjen "superfuqi".

Pentagoni: "Vendim historik"

Shumë japonezë sipas anketimeve nuk duan megjithatë heqje dorë nga pacifizmi. Politikani më i rëndësishëm opozitar Ichiro Ozaëa e paralajmëroi Aben nga një ringjallje e kohës së paraluftës. Qendresa nga opinioni publik është aq e madhe sa qeveria e ka shtyrë për në vjeshtë të vitit të ardhshëm përshtatjen e ligjeve me interpretimin e ri të politikës së mbrojtjes.

Por SHBA e injorojnë pyetjen nëse qendrimi i Abes është legjitim. Ministri i Mbrojtjes Chuck Hagel foli në Tokio për një "vendim parimor të guximshëm dhe historik", të cilin ai e mbështet "fort". Pasi prej kohësh Uashingtoni e shtyn Japoninë në marrjen e këtij hapi.

Pozicionimi i SHBA në favor të Japonisë shihet me zemërim në Korenë e Jugut. Koreja prej disa shekujsh ka bërë pjesë në zonën e influencës së Kinës. Që sot Koreja e Jugut dhe Japonia janë në një anë me SHBA si aleatë, është pasojë e Luftës së Ftohtë dhe konfliktit të Koresë. Ndërkohë Japonia dhe Koreja janë të paktën rivalë ekonomikë për automobilë, elektronikë dhe industrinë e rëndë.

Paralajmërim për neutralitetin e Koresë

Ngjitja ekonomike i bën të afrohen me njëri-tjetrin fqinjët Kinë dhe Kore e Jugut. Tregtia bilaterale është rritur në nivelin 274 miliardë dollarë. Shtetasit nga Koreja e Jugut përbëjnë kontingjentin më të madh të të hujave në Kinë. Presidenti i Kinës Xi Jinping nënvizoi raportin e ngushtë mes dy vendeve gjatë vizitës së fundit shtetërore në Seul. Për herë të parë kreu i shtetit kinez nuk shkoi fillimisht në Korenë e Veriut. Xi e joshi Presidentet koreano-jugore Park Geun Hye me nënshkrimin e një marrëveshjeje për tregti të lirë, trgetinë në valutën kineze dhe një iniciativë të përbashkët për Korenë e Veriut. Indinjata e të dy politikanëve ndaj gatishmërisë në rënie të Japonisë për të pranuar fajin e saj në luftë, e forcoi ndjenjën e partneritetit

Japonia dhe SHBA e interpretojnë iniciativën e Xi si një përpjekje të re të Kinës për të futur shkopinj në aleancën e përbashkët me Korenë e Jugut. Ish ministrja e Mbrojtjes Yuriko Koike dhe deputete e liberaldemokratëve në pushtet në Japoni paralajmëroi ndaj një finlandizimi të Koresë. Xi përpiqet të bindë Korenë e Jugut se për të ardhmen e Koresë përfshirë ribashkimin me Korenë e Veriut, vendimi merret në Kinë. Por Koreja do të fitojë shumë pak nëse dobëson lidhjen e saj në aleancë në favor të një neutralitetit të motivuar ekonomikisht, shkruajti Koike në Uashington Post. Në këtë mënyrë Seuli rrezikon të izolohet.

Lëvizja e re strategjike e Koresë së Veriut

Si Kinës ashtu dhe Koresë së Jugut nuk u pëlqen aspak që Japonia kërkon të rrisë rëndësinë e saj rajonale me një politikë të re ushtarake dhe të sigurisë. Ndërsa Koreja e Veriut sheh këtu një shans të reduktojë varësinë e saj nga Kina dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Japoninë. Kështu për herë të parë pas vitesh të gjata refuzimi, Penjani po zhvillon negociata për shtetasit japonezë të rrëmyber dekada më parë në Korenë e Veriut. Ndoshta kështu regjimi i Kim Jong Un shpreson fillimin e negociatave shumë të dëshëruara me Uashingtonin. Pushteti në rritje i Kinës duket se po sjell ndryshime në arkitekturën e sigurisë në Azinë Lindore.