1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Japonezët jo shumë të shqetësuar prej kërcënimeve nga Koreja e Veriut

Julian Ryall11 Prill 2013

Japonezët e shikojnë sjelljen e regjimit të Kim Jong Unit më shumë si zhurmë, se sa si kërcënim serioz për sigurinë në rajon.

https://p.dw.com/p/18DMo
Fotografi: Reuters

Nga dritaret e zyrave dhe të banesave në lagjen e Tokios Ichigaya mund të shohësh edhe njësitë e raketave Patriot që janë stacionuar në territorin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ato janë në gjendje gatishmërie dhe do të përdoren nëse Koreja e Veriut kërcënon sigurinë e Japonisë dhe të popullit të saj, u tha në një deklaratë qeveritare.

Edhe pse njerëzit këtu i ndjekin me sy vigjilent zhvillimet në gadishullin korean, ata nuk janë shumë të shqetësuar në lidhje me kërcënimet pothuajse të përditshme të Phenianit. Ata e shikojnë sjelljen e regjimit të Kim Jong Unit më shumë si zhurmë, se sa si kërcënim serioz për sigurinë në rajon.

"Qeveria nuk ka si të mos e marrë seriozisht situatën", thotë Haryuki Yoshida, një biznesmen në Tokio, "prandaj ka instaluar sistemim mbrojtës këtu në Tokio. Por unë vërtetë nuk mendoj se Koreja e Veriut do të jetë aq e paarsyeshme dhe do të shkaktojë konflikt. "

Gjendje e lartë alarmi

Japan Verteidigungsminister Itsunori Onodera
Itsunori OnoderaFotografi: picture-alliance/dpa

Ministri i Mbrojtjes Itsunori Onodera tha të mërkurën (10.04.) se ushtria japoneze është në gjendje të lartë alarmi sikurse edhe sistemet e mbrojtjes prej raketave. "Ne do ta vazhdojmë gjendjen e vigjilencës së madhe. Dhe do të bëjmë përpjekjet më të mëdha për të mbrojtur jetën e njerëzve tanë dhe për të siguruar sigurinë e tyre", tha ministri.

Sisteme mbrojtjeje prej raketave janë në gatishmëri edhe në dy vende të tjera në përreth Tokios si dhe në prefekturat Gifu dhe Okinava, ku janë të stacionuar shumica e njësive amerikane. Po ashtu marina japoneze ka dislokuar në Detin e Japonisë destrojerin "Aegis" për të kundërvepruar edhe nga deti në rast të ndonjë sulmi të mundshëm nga Koreja e Veriut.

Sulme verbale pa shumë efekt

Të hënën (08:04) mediat shtetërore të Koresë së Veriut e sulmuan me fjalë të mprehta qeverinë japoneze , sepse ajo kritikoi "deklaratat dhe veprimet provokuese" të Phenianit." Korea e Veriut i fajësoi autoritetet japoneze se këto deklarata janë një manovër për të mbrojtur zotërinjtë e tyre amerikanë dhe tha se ata janë përgjegjës për shkallëzimin e tensioneve në gadishullin Korean.

Nordkorea Konflikt Japan Patriot Raketen
Njësi japoneze e raketave PatriotFotografi: Reuters

Paralajmërime të tilla japonët kanë dëgjuar tashmë  shumë shpesh në të kaluarën. "Ata bëjnë zhurmë për t'i treguar pjesës tjetër të botës se sa të fortë janë. Por kjo është një mënyrë shumë e çuditshme për të fituar respektin e fqinjëve", thotë Kanako Ooko, që banon rreth 30 km në jug të Tokios ku gjendet baza detare amerikane Yokosuka. "Unë nuk jam i shqetësuar, sepse nuk mendoj se ata do të bëjnë vërtetë ndonjë budallallëk."

Edhe të huajt që jetonë në Tokio nuk janë të shqetësuar për deklaratat koreanoveriore.