1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraelitët aplikojnë për pasaportë gjermane

2 Nëntor 2024

Që prej sulmit të Hamasit gjithnjë e më shumë izraelitë po aplikojnë për të marrë nënshtetësinë gjermane.

https://p.dw.com/p/4mVTW
Rabini i Berlinit Reuven Yaacobov në foltoren e Sinagogës së Re
Hebrejtë e persekutuar prej regjimit nazist dhe pasardhësit e tyre kanë të drejtë të bëhen shtetas gjermanëFotografi: Martin Schutt/ZB/dpa/picture alliance

Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023, është shtuar mjaft numri i izraelitëve që kanë bërë kërkesë për të marrë shtetësinë gjermane. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti nga Izraelikanë ardhur 18,448 kërkesa.

Pasaporte gjermane dhe flamuri gjerman
Gjithnjë e më shumë izraelitë po aplikojnë për pasaporta gjermane.Fotografi: Wolfgang M. Weber/IMAGO

Vitin e kaluar numri i kërkesave ishte 9,178, kurse në vitin 2022 kishte pasur  5,705 kërkesa. Në këtë statistikë nuk janë të përfshirë qytetarë izraelitë që jetojnë në vende të tjetra.

Proces i lehtësuar për pasardhësit e viktimave të nazizmit

Që nga gushti i vitit 2021 të persekutuarit prej regjimit nazist dhe pasardhësit e tyre kanë të drejtë që të bëhen shtetas gjermanë. Pasardhësit e viktimave të regjimit nazist, që u detyruan të largohen nga Gjermania për t'i shpëtuar përndjekjes së nazistëve, mund ta marrin nënshtetësinë gjermane si një lloj dëmshpërblimi pa pasur nevojë të plotësojnë kushte të tjera.

Getoja e Varshavës - foto bardh e zi: Oficerë SS dëbojnë hebrenj, hebrenj në radhë, në anë të tyre oficerë gjermanë
Pamje nga dëbimi i hebrejve prej trupave SS nga getoja e VarshavësFotografi: picture-alliance/dpa

Dekretet përkatëse të Ministrisë së Brendshme për marrjen e nënshtetësisë si dëmshpëblim, kanë marrë kësisoj një bazë ligjore dhe procesi i marrjes së nënshtetësisë është lehtësuar.

Pas Izraelit shumica e kërkesave për marrjen e nënshtetësisë si dëmshpëblim vijnë nga SHBA-ja, por numri i tyre është mjaft i ulët krahasuar me kërkesat që vijnë nga Izraeli.