1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Gaza - Izraeli zgjeron ofensivën tokësore edhe në jug

4 Dhjetor 2023

Në luftë kundër milicisë terroriste, Hamas, trupat e këmbësorisë izraelite kanë hyrë edhe në jug të Rripit të Gazës. Ashpërsohet situata për popullsinë civile. SHBA kërkon respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/4ZjnH
Tym pas goditjes me bomba në Rripin e Gazës, 3 dhjetor 2023
Tym pas goditjes me bomba në Rripin e Gazës, 3 dhjetor 2023Fotografi: Leo Correap/AP/icture alliance

Gati pesë javë pas fillimit të ofensivës tokësore izraelite në veri të Rripit të Gazës, ushtria izraelite ka zgjeruar ofensivën e saj në të gjithë zonën palestineze të Rripit të Gazës. "Ushtria operon kudo, ku Hamasi ka fortesat e tij", tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari. Kreu i shtabit të përgjithshëm, Herzi Halevi ishte shprehur më parë, se ushtria që ka luftuar fort dhe gjerësisht në pjesën veriore të Rripit të Gazës po e bën këtë edhe në jug të Rripit të gazës. Dëshmitarë okularë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, kishin raportuar, se trupat tokësore izraelite ndodhen në një zonë në lindje të qytetit Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës. Sipas të dhënave të veta, pas një pauze disa ditore, ushtria ka vazhduar me bombardime masive.

Raketa të hedhura nga militantët palestinezë në drejtim të Izraelit, 1 dhjetor 2023
Raketa të hedhura nga militantët palestinezë në drejtim të Izraelit, 1 dhjetor 2023Fotografi: AFP

SHBA paralajmëron Izraelin të mbrojë më mirë civilët

Natën e së dielës, sipas të dhënave të agjencisë palestineze të lajmeve, Vafa, në një sulm ajror është prekur një hyrje e spitalit, Kamal Advan në veri të Rripit të Gazës dhe janë vrarë disa vetë. Për popullsinë civile palestineze gjendja është keqësuar. Qindra mijëra palestinezë, me udhëzim të ushtrisë izraelite, u larguan nga zonat e luftimit në veri në jug - ku tani kanë shpërthyer luftime të ashpra.

Politikanë të rëndësishëm amerikanë kanë paralajmëruar ndërkohë Izraelin, të mbrojë më mirë civilët në luftimet që zhvillohen. "Ne besojmë, se Izraeli, duhet të bëjë më shumë që të mbrojë civilët e pafajshëm", tha zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris në kuadër të Konferencës Botërore të Klimës në Dubai. "Shtetet e Bashkuara janë qartësisht të mendimit, se duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare humanitare. Shumë paletinezë të pafajshëm janë vrarë." Më parë ishte ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin që bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës.

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris duke folur në Dubai në Konferencën Botërore të Klimës
Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris duke folur në Dubai në Konferencën Botërore të KlimësFotografi: Rafiq Maqbool/AP Photo/picture alliance

Zëvendëspresidentja amerikane, në fluturimin e kthimit ng Konferenca Botërore e Klimës ka folur me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas për gjendjen nga Gaza, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. Ajo ka bërë të qartë, se sa i rëndësishëm është planifikimi për ditën pas fundit të luftimeve në Gaza. SHBA mbështet zgjidhjen me dy shtete. Këtë Harris ia ka thënë edhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Abas. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur, se populli palestinez ka nevojë për "një perspektivë të qartë politike".

la/tgsch