1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli sulmon nga ajri Sirinë

(dpa, afp, reuter) / Esat Ahmeti31 Janar 2013

Izraeli ka kryer një sulm nga ajri ndaj Sirisë. Ky është sulmi i parë ajror i Izraelit ndaj shtetit fqinj që prej vitit 2007. Qeveria izraelite nuk e ka komentuar sulmin.

https://p.dw.com/p/17V8m
An Israeli F-15 I fighter jet launches anti-missile flares during an air show at the graduation ceremony of Israeli pilots at the Hatzerim air force base in the Negev desert, near the southern Israeli city of Beersheva, on December 27, 2012. AFP PHOTO / JACK GUEZ (Photo credit should read JACK GUEZ/AFP/Getty Images)
Symbolbild Israelische Kampfjets bombardieren syrisches Militär bei DamaskusFotografi: Getty Images

Siç raporton "New York Times" duke cituar burime qeveritare amerikane, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një autokolonë, e cila me armë moderne të mbrojtjes kundër-ajrore ndodhej në rrugë për tek milicët Hizbollah në Liban. Nga ana tjetër sipas versionit sirian forcat ajrore izraelite sulmuan një qendër kërkimore ushtarake në afërsi të kryeqytetit, Damask. Si pasojë humbën jetën dy punëtorë. Qeveria izraelite nuk e ka komentuar sulmin.

Sulmi i parë ajror i Izraelit ndaj shtetit fqinj që prej vitit 2007

Rusia, një prej aleateve të Sirisë, sipas deklarimeve zartyre, e priti "me shqetësim të thellë" lajmin për sulmin. "Nëse konfirmohet informata për këtë sulm atëherë kjo do të ishte një shkelje e rëndë e Kartës së Kombeve të Bashkuara", njoftoi ministria e Jashtme në Moskë. Sulmet ndaj objektivave në territorin e një shteti sovran janë "të papranueshme pavarësisht se me çfarë motivi ndërmerren ato", u tha në kryeqytetin rus.

Sulmi u dënua edhe nga Liga Arabe. Hizbollhau libanez e akuzoi Izraelin se është pjesë e një "komploti" kundër Sirisë. Sulmi i aviacionit izraelit ndaj territoreve siriane bën të qartë, se bëhet fjalë për shkatërrimin e Sirisë dhe të ushtrisë së saj për ta thyer "boshtin e rezistencës", sqaroi Partia shiite radikale islamike.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle nuk ka dashur ta komentojë rastin. "Ne nuk kemi të dhëna të sakta rreth asaj se çfarë ka ndodhur", theksoi ai para fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel (31.01.2013).

Të përditshmet izraelite reaguan të shqetësuara për sulmin

Në një koment të gazetës "Jediot Achronot" thuhet se një sum i tillë, nëse është kryer nga pala izraelite, nxit luftë mes palëve të prekura. Gazeta tjetër "Israel Hayom" komentoi se tani është në duart e Sirisë dhe Hizbollahut të vendosin nëse do të duan që tensionet e krijuara t'i kthejnë në luftë. Ndërsa e përditshmja amerikane "Washington Post" shkruan në numrin e saj të së enjtes (31.01.2013) se ky sulm shton mundësinë që lufta civile në Siri të përhapet në mbarë rajonin.