1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli i vazhdoi edhe të hënën sulmet ajrore në Liban. Paralelisht diplomacia po punon.

Jürgen Hanefeld17 Korrik 2006

Qindra të huaj po braktisin me autobusë Libanin në drejtim të Sirisë. Por paralelisht me bombardimet dhe goditjet me raketa ka edhe përpjekje diplomatike për zgjidhjen e krizës. Kështu, i ngarkuari i OKB-së, Vijay Nambiar ka në plan t'i paraqesë Izraelit "ide konkrete" për përfundimin e krizës, sic bëri ai të ditur të hënën pas bisedimeve me qeverinë libaneze në Bejrut.

https://p.dw.com/p/ArKx

Megjithë apelet ndërkombëtare, Izraeli i vazhdoi edhe të hënën sulmet ajrore në Liban. Synim ishin sërish rrugë, ura dhe centrale në të gjithë vendin, si dhe kështjella të hizbollave radikalë islamikë. Nga mëngjesi deri pasdite në bombardime e humbën jetën të paktën 25 libanezë.

Milicët hizbollah u përgjegjën duke e goditur sërish me raketa Haifan, qytetin e tretë për nga madhësia të Izraelit. U godit midis të tjerash një banesë trikatëshe. Gjashtë vetë u plagosën, njeri prej tyre rëndë. Gjithsej Hizbollatë goditën me 60 raketa në drejtim të Izraelit të Veriut. Shumica e tyre nuk shkaktuan dëme të mëdha, por ato arritën qytete si Nazarethi, që ndodhet rreth 50 km larg kufirit. Shefi i Hizbollave, Nasrallah u mburr me fjalët "për sa kohë armiku nuk njeh kufi, për aq kohë nuk njohim edhe ne".

Në mënyrë të ngjashme marciale tingëllon programi i televizionit të Hizbollave, Al Manar, i cili vec videofilmave propagandistikë tregon herë pas here edhe pamje të Beirutit të shkatërruar. Megjithë shumë përpjekjeve, pala izraelite nuk ka arritur ta shkatërrojë radiostacionin.

Kushtet, pas të cilave Izraeli do të ishte i gatshëm për një armëpushim, Hizbollatë i hodhën poshtë. Kryeministri Olmert kërkon vec dorëzimit të dy ushtarëve izraelitë dhe pushimit të zjarrit kundër objekteve izraelite, carmatosjen e milicëve hisbollah. Në një propozim të paraqitur nga kryeministri italian Prodi, bëhej fjalë vetëm për tërheqjen e milicëve në një rajon 30 km në veri të kufirit me Libanin.

Këshilltari i Kofi Ananit, Vijay foli përballë një armëpushimi për "përpjekjet e para shumëpremtuese". Së bashku me kryeministrin britanik Toni Bler, sekretari i përgjithshëm i OKB-së kwrkoi dërgimin e një trupe ndërkombëtare në Libanin e jugut, pavarësisht faktit se atje janë stacionuar edhe aktualisht helmetkaltër të OKB-së.