Itinerari i Ballkanit i mbyllur? Realiteti është tjetër
12 Mars 2018Mendohej se itinerari i Ballkanit, nga ku në vitin 2015 e në fillim të vitit 2016 erdhën qindra mijëra refugjatë ishte mbyllur. Por media gjermane, duke u bazuar në të dhëna të Shërbimit Informativ Gjerman, BND, thekson se sërish përmes këtij itinerari vijnë mijëra refugjatë nga vende si Siria, Iraku, Somalia etj. Revista e njohur gjerman "Focus" i referohet një analize të brendshme të BND-së, ku thuhet se numri i refugjatëve që vijnë ilegalisht përmes itinerarit të Ballkanit në Gjermani përmes kontrabandistëve ka shënuar rritje të vazhdueshme në gjashtë muajt e fundit. Sipas BND çdo muaj vijnë rreth 15.000 vetë ilegalisht në Gjermani.
Arsyen për këtë rritje të kriminalitetit të kontrabandistëve, BND-ja gjermane e sheh ndër të tjera edhe tek korrupsioni. Disa vendkalime kufitare kanë krijuar lidhje me kriminelët. Revista "Focus" citon BND duke theksuar se "disa pjesë kufitare japin shenja prekshmërie të policisë kufitare nga korrupsioni."
Sekretari i ri i Shtetit në Ministrinë e Brendshme gjermane, Stepan Mayer (CSU) është shprehur se "duhet të reagojmë ndaj këtij zhvillimi me të gjitha mjetet e shtetit ligjor."
la/da/focus/