1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Itali: 17 të vdekur nga termeti

30 Maj 2012

Dhumë të vdekur, 350 të lënduar dhe mijëra të pakulm mbi kokë është bilanci i tërmetit të dytë të rëndë brenda këtij muaji në veri të Italisë. Tërmeti i të martës kishte një fuqi prej 5,8 shkallë të Richterit.

https://p.dw.com/p/154Yf
Termeti në Itali
Itali - pasojat e rënda të termetitFotografi: dapd

Nga rrënojat e një fabrike të shembur në rajonin italian të goditur nga tërmeti, ekipet e shpëtimit nxorrën të mërkurën edhe një trup të pajetë. Në këtë mënyrë numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në rajonin Emilia është ngritur në 17. Si pasojë e rrëzimit të fabrikës në vendin e quajtur Mendolla jetën kishin humbur edhe tre njerëz të tjerë. Mbrojtja Civile në Romë deklaroi se më nuk ka njerëz të zhdukur.

Zona banorët e së cilës ende po luftojnë me pasojat e tërmetit të 20 majit është tronditur natën sërish nga disa lëkundje pas tërmetit. Nga frika prej goditjeve të tjera shumë njerëz e kaluan natën në makina apo në çadra. Koordinatori i mbrojtjes civile, Carmine Lizza tha se psikologët kishin dalur në vendin e ngjarjes për të qetësuar banorët. "Atyre do të ju duhen javë për të marrë veten sepse tërmeti ka shkaktuar plagë të thella", tha Lizza.

Pasojat e termetit
Numri i viktimave ende nuk dihetFotografi: dapd

Kabineti qeveritar konsultohet për mbështetjen e njerëzve

Tërmeti i të martës (29.05.) prej 5.8 shkallë të Richterit ka dëmtuar ndërtesa historike, fabrika dhe depo në veri të qytetit të Bolonjës. Kryeministri Mario Monti premtoi se qeveria italiane do të bëjë krejt çka është në mundësitë e saj për të mbështetur rindërtimin e rajonit. Ai të mërkurën në mëngjes u këshillua me kabinetin e tij mbi ndihmat për njerëzit në rajonin e prekur nga tërmeti.

Tërmeti ka goditur rajonet përreth Modenës, Mantuas dhe Bolonjës në një kohë kur ekonomia italiane po kalon në një periudhë të vështirë. Në këtë rajon prodhohen makinat Ferrari, Maserati dhe Lamborghini. Edhe djathi Parmesan i njohur në mbarë botën prodhohet në këtë rajon.

Autor: dpad / Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani