Ish-presidenti francez Sarkozy në paraburgim
20 Mars 2018Reklamë
Sarkozi u mor në pyetje në Nanterre nga hetuesit e njësisë antikorrupsion për një aferë lidhur me donacione të paligjshme për fushatën elektorale 2007, njoftoi agjencia e lajmeve AFP që u referohet qarqeve të organeve hetimore.
Kjo është hera e parë që ish-kreu i shtetit merret në pyetje në lidhje me akuzat. Prokurorët dhe hetuesit po hetojnë për dyshime të lindura për pesë vjet më parë sipas së cilave fushata elektorale presidenciale e politikanit konservator Sarkozy ishte bashkëfinancuar në vitin 2007 nga sundimtari i atëhershëm libian, Muamar Gadafi. Fjala është për të paktën 50 milionë euro. Kur ishte presidenti Sarkozi i quajti këto akuza "groteske".