1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ischinger: Sesion i veçantë për Kosovën dhe Serbinë

Knigge, Michael/Amarildo Topi31 Janar 2014

Për shkakt të problemeve globale, 50 vjetori i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk do të festohet me evente të mëdha, thotë për DW kryetari i saj Wolfgang Ischinger.

https://p.dw.com/p/1Azlx
Fotografi: picture-alliance/dpa

DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih këtë vit shënon 50 vjetorin e saj. Çfarë festimesh keni planifikuar?

Wolfgang Ischinger: Këtë vit ka shumë probleme emergjente, prandaj nuk do të bëjmë festime të mëdha. Por do të ketë tre momente të rëndësishëm: Me ftesën time Presidenti Joachim Gauck do të hapë konferencën. Ne jemi shumë të kënaqur sepse është hera e parë që një president gjerman merr këtë detyrë.

Në radhë të dytë, do të ketë një diskutim të veçantë jubilar ku do të jenë të pranishëm nga konferenca e parë. Helmut Schmidt dhe Henry Kissinger do të jenë të pranishëm, së bashku me vendimmarrësit e rinj.

Në radhë të tretë është edhe motoja e këtij viti: "Drejt sigurisë së përbashkët. 50 vjet Konferenca e Sigurisë së Mynihut”. Aty do të ketë edhe shumë foto e dokumente nga historia e konferencës, dhe mbi të gjitha raporte të debateve më të rëndësishme për sfidat e politikave të sigurisë në 50 vitet e fundit.

Çfarë ka arritur konferenca në 50 vitet e fundit, cila është arritja juaj më e rëndësishme?

Suksesi kryesor është që konferenca vit pas viti ka arritur të bëhet e rëndësishme për vendim marrësit dhe ekspertët në mbarë botën. Siguria në rend global ka ndryshuar në shumë pikëpamje dhe Konferenca e Sigurisë është përshtatur gjithnjë, prandaj ka mbetur relevante ose ësthë bërë akoma më shumë e rëndësishme.

Unë e shikoj MSC [Munich Security Conference] si një platformë për dialog të hapur. Jo gjithmonë, të gjithë, janë të një mendimi, por ne përpiqemi të zbusim diferencat. Edhe në kohë krize konferenca shërben si vend ku shkëmbehen mendime dhe bihet dakord për vendime të rëndësishme, si përshembull nderhyrja ne në Irak.

Unë shpresoj që këtë vit të mund të hapim një kapitull të ri, për shembull ne do të kemi një sesion të veçantë për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë dhe një tjetër për konfliktet në Lindjen e Afërme.

Unë mendoj gjithashtu se ishte e drejtë ftesa për dretjuesit e shtetit iranian, edhe pse raportet me ta nuk kanë qenë të mira. Por diplomacia është gjithmonë një përpjekje e mirë. Winston Churchill ka thënë "sy më sy është gjithmonë më mirë se lufta ". Unë mendoj se është një moto e mirë për konferencën tonë.

Këtë vit ka aq shumë konflikte, sa tre ditët e konferencë nuk do të mjaftojnë për t'i diskutuar...

Po, kjo është e vërtetë. Sfida këtë vit është më e madhe se zakonisht. Ne gjithmonë përpiqemi të diskutojmë temat më emergjente. Temat kryesore për këtë vit janë Siria, konflikti izraelito-palestinez dhe siguria kibernetike, që ka marrë përmasa transatlantike. Kriza në Ukrainë është gjithashtu e rëndësishme. Përveç këtyre do të preket edhe debati për integrimin europian.

Jemi të gjithë kuriozë se çfarë do të thonë ministrat e rinj gjermanë për këto çështje, ajo e Mbrojtjes Ursula von der Leyen dhe Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier. Emra të tjerë të rëndësishëm pjesmarrës në konferencë janë Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon, Ministri i Jashtëm i SHBA John Kerry, ai i Mbrojtjes Chuck Hagel, Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius, Ministri i Mbrojtjes britanik Philip Hammond dhe Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov.

Vitin e shkuar Papa Françesku përsëriti se ai nuk është angazhuar vetëm për çështjet e Kishës, por edhe ekonominë përshembull. Ai ka folur me ministrin e jashtëm rus për Sirinë. Do ta ftoni Papën në Mynih?

Unë jam i sigurtë se pjesmarrja e Papës do të ishte një sinjal i fortë për paqen dhe sigurinë në botë. Dhe unë jam dakort me të kur ai thotë se “ ne jemi shumë larg nga ajo që quhet fundi i historisë, përderisa janë të gjitha kushtet për një zhvillim të qendrueshëm dhe paqësor". Prandaj ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut për të diskutuar këto kushte.

Wolfgang Ischinger që prej vitit 2008 është Kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Nga viti 2006 deri në 2008 ai ishte ambasador i Gjermanisë në Londër dhe nga vitit 2001 deri në 2006 ambasador i Gjermanisë në SHBA.