1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irlandë: Kryemistër me rotacion

16 Qershor 2020

Pas disa muajsh bisedime partitë e qendrës së djathtë Fianna Fail dhe Fine Gael si dhe të Gjelbrit kanë rënë dakord për një program. Posti i kryemistrit të ri do t’u kalojë me rotacion dy partnerëve kryesorë.

https://p.dw.com/p/3dpct
Irland Dublin | Neue Regierung | Micheal Martin
Fotografi: Getty Images/C. McQuillan

Dy partitë rivale të qendrës së djathtë Fine Gaile dhe Fianna Fail ranë dakord me të Gjelbrit për një program të përbashkët. Të tri palët thanë në një deklaratë që ato kishin nënshkruar një projekt-kompromis. Kryetari i partisë Fain Gaile Leo Varadkar njoftoi në Dublin se do të ketë një ndryshim në qeverisje.

Drejtuesi i partisë Fianna Fail, Micheal Martin, pritet të drejtojë gjysmën e parë të periudhës legjislative deri në vitin 2022 dhe më pas detyrën e kryeministrit ta marrë përsipër Varadkar. Aleanca e re duhet të ratifikohet nga bazat e partive përkatëse. Të Gjelbrit kanë nevojë për një shumicë prej dy të tretave, gjë që mund çojë në rrëzimin e projekt-kompromisit.

Jo koalicion me Sinn Fein

Kryeministri Leo Varadkar është aktualisht kryeministër në detyrë. Në zgjedhjet parlamentare në fillim të shkurtit, partia e Varadkarit Fine Gаel, që ishte në pushtet, u rendit në vendin e tretë me vetëm 35 nga 160 vendet në dhomën e ulët. Rivalja e saj Fianna Fail, pavarësisht se pësoi humbje, u bë fraksioni më i madh në parlament me 38 vende. Por gjithashtu nuk ishte në gjendje të siguronte shumicën e kërkuar të qeverisë. Krahu i majtë Sinn Fein ishte në gjendje të rritet fuqishëm dhe arriti të fitonte 37 vende në parlament. Tani Sinn Fein është partia kryesore e opozitës.

Fine Gael dhe Fianna Fail, të cilat që nga pavarësia e Irlandës kishin qeverisur pothuajse gjithmonë ose të vetme ose në koalicion me njëra-tjetrën e kishin përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Sinn Fein.

Sinn Fein, e cila dikur konsiderohej krahu politik i organizatës së armatosur ilegale IRA, përpiqet për një Irlandë të bashkuar - me Irlandën Veriore, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe.