1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ipeshkvi i Limburgut e pret nga Papa vendimin për të ardhmen postit të tij

uh/gri/det (dpa, kna, afp / aud13 Tetor 2013

Ipeshkvi i diskutueshëm i Limburgut Tebartz-van Elst, i cili ndodhet në shënjestër të kritikave për shpërdorim të fondeve, ka mbërritur në Romë. Papa Françesku tani duhet të vendosë për fatin e tij.

https://p.dw.com/p/19yeb
Fotografi: picture-alliance/dpa

Presioni publik ndaj ipeshkvit të Limburgut po rritet dita ditës. Në sfondin e akuzave për shpërdoim fondesh për shkak të rritjes marramendëse të kostove të ndërtimit të selisë së ipeshkvisë si dhe të një urdhër-dënimi ndaj tij, ipeshkvi Franz-Peter Tebartz-van Elst do të shkojë për t’u konsultuar në Vatikan. Ipeshkvi ka bërë të qartë, se “vendimi për shërbimin e tij ipeshkvnor është në komptencat e fronit të shenjtë“, thuhet në një deklaratë të dioqezës.

Selia e dioqezës së Limburgut
Selia e dioqezës së LimburgutFotografi: picture-alliance/dpa

Ipeshkv neutral

Më tej në deklaratë thuhet, se „Ipeshkvi është i prekur prej rjedhës së ngjarjeve dhe e kupton, që shumë besimtarë në dioqezë e përtej saj vuajnë prej situatës aktuale." Por një zëdhënës theksoi, se nuk ka asnjë ofertë për dorëheqje të ipeshkvit, veç një „deklarate neutrale“. Për ipeshkvët e kishës romano-katolike nuk ka mundësi dorëheqjeje. Sipas së drejtësh kishtare një ipeshkv ka mundësi që ta kërkojë tek papa dorëheqjen nga posti.

Siç bëhet e ditur, „gjatë javës së ardhshme“ do të bëhet udhëtimi për në Romë – por nuk është komunikuar saktë se kur. Pas një lajmi në media, se Tebartz-van Elst të shtunën (12.10.2013) donte të shkonte në Vatikan, zëdhënësi i dioqezës e hodhi poshtë njoftimin.

Urdhër-dënim nga Hamburgu

Tebartz-van Elst prej kohësh është në qendër të kritikave, sepse shpenzimet për ndërtimin e selisë së dioqezës së re të Limburgut janë rritur jashtë mase duke kapur vlerën e 31 milionë eurove. Fillimisht për ndërtimin ishin parashikuar 5,5 milionë euro. Prokuroria e Limburgut është duke hetuar lidhur me akuzat për shpërdorim fondesh. Të enjten (10.10.2013) prokuroria e Hamburgut kërkoi lëshimin e një urdhër-dënimi ndaj ipeshkvit të Limburgut për dëshmi të reme. Fjala është për të dhëna jo të sakta të ipeshkvit lidhur me një fluturim për në Indi në shtator të vitit 2012.

Fillimisht tek papa shkon kryeipeshkvi Zollitsch

Për shkak tëaferës në dioqezën e Limburgut kryetari i Konferencës së Ipeshkëve të Gjermanisë, kryeipeshkvi Robert Zollitsch, të hënën (13.10.2013) pritet në Vatikan. Ai u prononcua publikisht duke u distancuar lidhur me sjelljen e ipeshkvit të Limburgut. Ndërkohë duket se ipeshkvi Tebartz-van Elst po humbet edhe mbështetjen e kardinalit të Këlnit, Joachim Meisner. Zëdhënsi i Meisnerit deklaroi, se kryeipeshkvi e sheh që me rritjen e pakontrolluar të kostove të ndërtimit dhe lëshimin e urdhër-dënimit nga prokuroria ndodhemi „para një situate të re“. Tani duhet pritur rezultati i udhëtimit të planifikuar në Romë.

Schlechte Stimmung im Bistum Limburg
Tronditet besimi tek besimtarëtFotografi: DW/S. Dege

Në qarqet e kishës katolike po forochet mendimi, se Tebartz-van Elst nuk mund të qëndrojë më në post. „Shumë njerëz të kishës, edhe shumë ipeshkvë homologë të tij, presin dorëhqejen, tha presidenti i Komitetit Qendror të Katolikëve gjermanë, Alois Glück. "Kisha katolike në Gjermani duhet të çlirohet sa më shpejt nga barra e kësaj afere të rëndë“, kërkoi ai. Sipas tij, „ky nuk është më problem vetëm i një ipeshkvi, por një problem i të gjithë kishës në Gjermani.“