Inxhinjeri gjerman që mbahej i rrëmbyer në Afganistan u la i lirë
10 Tetor 2007Reklamë
Inxhinjeri gjerman që mbahej i rrëmbyer në Afganistan u la i lirë. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmaier tha se është i gëzuar dhe i lehtësuar për këtë. Sipas të dhënave zyrtare afgane u liruan edhe pesë shoqëruesit afganë të gjermanit. Rrëmbyesit talibanë kishin kërcënuar që prej rrëmbimit të gjermanit në korrik se do ta vrisnin atë, nëse trupat gjermane nuk tërhiqeshin nga Afganistani. Rrëmbyesit e vranë kolegun e inxhinjerit gjerman, pasi atij i ra të fikët.