1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Inxhinieri gjerman i gjetur vdekur në Afganistan është vrarë me armë

3 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BPPK
Inxhinieri gjerman i gjetur i vdekur para dy javëve në Afganistan është vrarë prej rrëmbyesve. Kjo rezultoi nga obduksioni i kufomës, njoftoi ministria e jashtme në Berlin. Nga raporti i institutit të mjekësisë ligjore në Këln del se 44 vjeçarit i ka rënë fillimisht të fikët si pasojë e rraskapitjes gjatë rrëmbimit. Por inxhinieri ka vdekur nga dy të shtëna arme. Pasi gjermani ka qenë i vdekur rrëmbyesit kanë qëlluar përsëri. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u shpreh se ky krim nuk duhet lënë pa u shpaguar. Fati i gjermanit të dytë të rrëmber në Afganistan dhe i 21 koreanojugorëve vazhdon të jetë i paqartë.