1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë

17 Maj 2021

Intoleranca ndaj homoseksualëve nuk është veçori e lindjes së Evropës. Pikë ndarjeje mes Lindjes dhe Perëndimit homoseksualiteti u bë për herë të parë pas rënies së komunizmit.

https://p.dw.com/p/3tUMn
Brasilien 10 Jahre Homo-Ehe
Fotografi: Privat

"Devijim anësor" quhej homoseksualitetin në kohën e komunizmit. Por pikë ndarjeje mes Lindjes dhe Perëndimit homoseksualiteti u bë për herë të parë pas rënies së komunizmit. Që prej viteve 1989/90 kryesisht politikanët nacionalistë në vendet e Evropës Lindore, që glorifikojnë popullin e vet si "tolerant" përballë Perëndimit "invadues", "misionar", shprehin hapur intolerancë maksimale ndaj lesbikeve dhe homoseksualëve.

"Jini jotolerantë, jini normalë!", lexoje të shkruar në posterat e një partie ekstremiste të djathtë në Bullgari. Jo të gjithë armiqtë e homoseksualëve do të shpreheshin kaq brutalisht. Kujt i pëlqen ta quajë veten jotolerant? Por kjo parti ka prekur nervin.

Në fakt mungesa e tolerancës nuk është aspak karakteristikë e Evropës Lindore, dhe me siguri as homofobia. Përkundrazi, kur bëhet fjalë për orientimin seksual, prej kohësh ka pasur më shumë tolerancë në Evropën Lindore sesa për shembull në Gjermani apo në Britaninë e Madhe.

Argentien Internationaler Tag gegen Homophobie
Fotografi: ZUMA Wire/imago

Ishin vendet perëndimore ato që inskenuan skandalet e mëdha historike të "kurvërisë mes burrave" në epokën borgjeze: në Angli ishin aferat në lidhje me Oscar Wilde dhe më vonë me Peter Wildeblood, në Gjermani me princin zu Eulenburg, me udhëheqësin e organizatës naziste SA Ernst Röhm dhe në vitet 1980 me gjeneralin e Bundeswehr-it Günter Kießling.

Dikur Lindja ishte më përpara

Në Evropën Lindore kjo temë nuk u mor aq seriozisht. Ndëshkime për seks mes burrave në Poloni që prej pavarësisë në 1918 ka pasur po aq pak sa në Francë apo Itali. Në Bashkimin Sovjetik kjo temë ndante stalinistët dhe bolshevikët nacionalistë nga reformatorët dhe revolucionarët: ndëshkimet u shfuqizuan nën Leninin dhe u rivendosën nën Stalinin.

Komunistët çekosllovakë donin ta dekriminalizonin homoseksualitetin që në vitin 1950, por iu desh t'i përkuleshin vetos nga Moska. Seksi mes burrave të rritur në RDGJ u përjashtua nga ndëshkimi në 1957, në Hungarinë 1961 dhe më në fund në Çekosllovaki një vit më vonë. Nga ana tjetër Britania e Madhe nuk qe e gatshme ta bënte këtë para vitit 1967, Republika Federale e Gjermanisë në 1969 dhe Austria në 1971.

Jotolerant ishte Veriperëndimi

Nëse historikisht në kontinent ka ekzistuar ndonjëherë një vijë ndarëse në çështjet e tolerancës seksuale, atëherë mund të thuhet se ajo ndante një Lindje dhe Jugperëndim më tolerant nga një Veriperëndim jotolerant. Edhe pas rënies së perdes së hekurt në 1989/90 me ndryshimet dhe përmbysjet e shumta kësaj teme fillimisht nuk iu kushtua ndonjë vëmendje e veçantë.

Caracas I Pro und Gegen Demo am Youth Day in Venezuela
Fotografi: Federico Parra/AFP/Getty Images

Kur në vitin 2000 BE ndaloi diskriminimin ndaj homoseksualëve në vendin e punës, në Poloninë katolike, e cila në atë kohë drejtohej nga kryeministri protestant Jerzy Buzek, u shfaq një indinjatë e zbehtë. Por një farë kundërshtimi ndaj rregulloreve të tilla qe i zakontë në radhët e konservatorëve kudo në Evropë; Polonia nuk përbënte përjashtim.

Një luftë kulturore me kontradikta

Por më pas debati për barazinë midis homoseksualëve dhe lezbikeve, për regjistrimin e bashkëjetesës dhe martesën homoseksuale u kthye në një luftë kulturore Lindje-Perëndimme një potencial të lartë mobilizues, që nga viti 1989. Paradoksalisht ishin konotacionet politike, që e bënë temën "seksi". Nga ana tjetër kultura pop e trajtoi temën në mënyrë kritike ose ironike.

Deutschland Berlin | Pride Demo | Demoteilnehmer
Fotografi: Müller-Stauffenberg/Imago Images

Në Rusi dyshja e vajzave "t.A.T.u." luante me konotacionet homoseksuale, në Serbi këngëtarja Marija Sherifovic fitoi në Eurovision dhe u bë një ikonë kombëtare. Pak më vonë në krye të vendit u vendos një kryeministre homoseksuale. Për Serbinë veçanërisht kjo qe një mundësi për të shprehur ambivalencën. Me ikona lesbike mund të tregosh tolerancë, pa irrituar fort të djathtën patriarkale me kultet e tyre të forta burrërore.

Homoseksualiteti si import

Sidoqoftë kundërshtitë vazhdojnë. Baret homoseksuale duhet të kamuflohen. Shoqatat e homoseksualëve dhe aktivistët e të drejtave civile luftojnë fort në të gjithë rajonin për të mundësuar paradat e krenarisë të komunitetit LGBT në sa më shumë qytete. Çdo paradë e mbajtur, pavarësisht nga sulmet, festohet si një fitore.

Serbi: Ligji për të drejtat e komunitetit LGBTQI

Atje ku është tepër e vështirë madje edhe e rrezikshme të shfaqesh, si në disa vende të Ballkanit, politikanët ose diplomatët perëndimorë marshojnë nganjëherë në krye - dhe mbështesin kështu padashur pretendimin se homoseksualiteti vjen nga Perëndimi dhe është i huaj për popullin e tyre.

Një shpjegim psikologjik

Për çfarë diskutohet këtu? Argumentet as që nevojiten në këtë debat. "Ato që citohen janë: ekzistenca dhe vazhdimësia e popullit, demoralizimi i ushtrisë, rreziku për martesën: të gjitha këto janë vetëm justifikime", thotë studiuesi i seksit nga Berlini, Martin Dannecker.

Dannecker interpreton psikologjikisht homofobinë, edhe aktualen lindore. Pas armiqësisë qëndron një "skepticizëm i thellë në lidhje me koherencën e vlerave". Në kohë pasigurie, vetëm "natyra" jep siguri të patundur - të paktën në dukje. Për t'i dhënë autoritet shtetit të dobët, të pasigurt, shteti dhe familja thuhen gjithmonë në të njëjtën frymë”, shprehet ai.

Seksualitet „në kundërshtim me natyrën”

Në të vërtetë norma "e natyrshme" së cilës i referohen, rezulton e dyshimtë. Kjo shihet në faktin se për ta përmbushur atë, ju duhet të "shtrëngoni rripin" vazhdimisht, thotë Dannecker. Me sa duket, homoseksualëve dhe pakicave të tjera seksuale u mungonte disiplina e nevojshme.

Symbolbild Homosexualität
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. von Erichsen

Por pse duhet të shtrëngosh veten, nëse sjellja e drejtë, e natyrshme është e vetëkuptueshme? Kontradiktës nuk mund t'i shpëtojë askush, që lufton për rolet tradicionale gjinore dhe kundër seksualitetit "në kundërshtim me natyrën": Nëse natyra dikton gjithçka me aq saktësi, sa pretendojnë homofobët, identitetet gjinore nuk do të influencoheshin dot nga asnjë realitet i jetës, nga asnjë paradë krenarie homoseksuale dhe nga asnjë turbullirë e "propagandës homoseksuale". Kështu që në fakt mund të bënin sehir fare të relaksuar.

Nga vjen urrejtja?

Sipas Dannecker homoseksualët urrehen, "sepse përfaqësojnë pasivitetin". Jo vetëm personalisht shumë njerëz në Evropën Lindore përjetojnë që janë të dënuar me pasivitet. Për më tepër i gjithë kombi, me të cilin identifikohen, jeton këtë fat lëndues. Ai instruktohet, manipulohet, bëhet një marrës pasiv në raport me Perëndimin, i cili paraqitet si pjesa dhënëse, dhuruese, e thënë me një fjalë: bëhet grua.

Refugjatët LGBTQI në Lesbos ndihen të kërcënuar

Homoseksualët "lejojnë veten të bëhet diçka me ta"; kjo ndez urrejtjen. "Ata tradhtojnë betimin e bashkësisë", thotë Dannecker. Për më tepër humbja e pozitës sociale, që kanë pësuar shumë njerëz, përjetohet si humbje e potencës.

"Sqarim negativ"

Dannecker bën dallimin midis Lindjes dhe Perëndimit jo vetëm përsa i përket valës homofobike pas vitit 2000, por edhe historisë së trajtimit të homoseksualitetit. Në Perëndim, veçanërisht në Angli dhe Gjermani, pas një periudhe të gjatë problematizimi ndodhi një lloj "sqarimi negativ".

Symbolbild Kirche Homosexuelle
Fotografi: imago/epd

Në vend që të vazhdonin ta mallkonin thjesht si mëkat, për një kohë të gjatë u bënë përpjekje për të psikopatologjizuar homoseksualitetin, për ta interpretuar atë si një devijim mendor ose si një neurozë. Perëndimorët donin të gjenin "arsyet", pse dikush ishte homoseksual. "Por nuk u gjet asgjë", thotë Dannecker. Rugëdalja e fundit ishte pranimi.

Homoseksualët si ikona heretike të djallit

Ndërsa në Lindje, veçanërisht në Rusi, ku në traditën ortodokse veprimi ka përparësi para "motivimit të brendshëm", nuk ishte fjala për atë që njeriu ndjente, por për atë që bënte. Pjesë të mëdha të opinionit publik reaguan me agresivitet ndaj elementit demonstrativ, ekzibicionist, instruktues në lëvizjen për të drejtat e LGBT.

Madje vetë sociologu Igor Kon, një luftëtar meritor për njohjen e homoseksualëve në Rusi, shprehu një farë irritimi lidhur me paradat: "Dikujt ata u kujtonin grupet studentore të propagandës në kohët e ish- Bashkimi Sovjetik, që duhej t'u mësonin fshatarëve në kooperative, se si të korrnin." Toleranca u kthye në temë diskutimi dhe homoseksualët u bënë ikona, ashtu si në paradat perëndimore - por ikona heretike të djallit. Ky nuk është sinjal shpresëdhënës për akceptancën e tyre në të ardhmen.