1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Interpoli - Paralajmërim global për sigurinë

Reuters/AFP/dpa/PP4 Gusht 2013

Mendohet se Al-Kaida dhe aleatët e saj po planifikojnë sulme të mëtejshme. Disa ambasada perëndimore përkohësisht të mbyllura.

https://p.dw.com/p/19JVo
Fotografi: picture-alliance/dpa

Pas sulmeve ndaj disa burgjeve në Libi, Irak dhe Pakistan të cilat rezultuan me arratisje masive të disa qindra terroristëve dhe kriminelëve Interpoli nxori një paralajmërim global për rreziqe në fushën e sigurisë. Interpoli rekomandon të rritet vigjilenca, sepse mund të ketë sulme terroriste.

Interpol Logo
Interpol LogoFotografi: AP

Po ashtu Interpoli u bëri thirrje 190 shteteve anëtare për të bashkëpunuar në mbledhjen e informacioneve mbi sfondin e sulmeve ndaj burgjeve dhe për të konstatuar nëse këto kanë qenë aksione të koordinuara dhe të lidhura me njëra-tjetrën.

Paralajmërim për qytetarët amerikanë

SHBA lëshoi të premten një paralajmërim për qytetarët amerikanë sidomos në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste. Mendohet se Al-Kaida dhe aleatët e saj po planifikojnë sulme të mëtejshme të cilat mund të përqendrohen në muajin gusht.

Edhe Interpoli paralajmëron në deklaratën e tij se në gusht mund të ketë "sulme të dhunshme terroriste" sepse në këtë muaj përkujtohen disa raste aktesh si në Indi, Indonezi dhe Rusi. Po ashtu më 7 gusht të vitit 1998 ishin sulmuar edhe ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku u vranë më shumë se 200 vetë.

Ambasadat mbyllur

Për këto arsye rreth 20 ambasada amerikane në Lindjen e Mesme dhe në vendet myslimane në rajone të tjera do të qëndrojnë të dielën të mbyllura. Në kryeqytetin e Jemenit Sana do të qëndrojnë gjithashtu përkohësisht të mbyllura edhe ambasadat gjermane, franceze dhe britanike.

Irak Abu Ghraib Gefängnis Bagdad Archivbild 2009
Burgu i Abu GhraibitFotografi: picture alliance/AP Photo

Në fund të korrikut u sulmua një burg në Pakistan ku mbaheshin militantë talebanë. Më parë në Irak ishin liruar prej një sulmi në burgun e Abu-Ghraibit 500 të burgosur ndër ta dhe shumë anëtarë të lartë të organizatës ekstremiste të Al-Kaidës, e cila mori përsipër autorësinë e këtij sulmi. Më 27 korrik u arratisën nga një burg në Bengazi në Libi 1100 të burgosur.