Interneti në burgje
20 Korrik 2013Ai është është i burgosur, nuk mund të jetë pjesë e jetës në shoqëri. Kontaktet me botën e jashtme rregullohen dhe kontrollohen në mënyrë strikte. Prej vitit 1998 megjithatë në dhomat e burgut mund të shikohet edhe televizioni. Janë zbutur rregullat edhe sa i përket telefonatave. Por jo edhe për përdorimin e internetit. Interneti në burg përdoret në forma të kufizuara vetëm në pak lande të Gjermanisë. Ndaj të burgosurit në Gera të Tyringjisë mund të jenë të kënaqur. Këtu mund të përdoret edhe interneti, por vetëm faqet të cilat atyre u ndihmojnë më vonë që të rikthehen në jetën normale, pas daljes nga burgu. "Faqet e lejuara kanë për qëllim risocializimin, si për shembull faqja e Agjencisë për Punë dhe disa të tjera", thotë autoritetet.
Linqet e tjera nuk mund të shikohen. Nuk mund të hapen as faqja Youtube apo rrjetet sociale. Vetëm në disa raste lejohet komunikimi me e-mail, por gjithmonë i kontrolluar.
Kompjutera special për qeli
Teknika shpërndahet në burgje prej një firme nga Hamburgu, e cila është specializuar për oferta për burgje. "Komunikimi dhe informacionet janë pjesë e nevojave elementare, të cilat as në burgje nuk mund të trajtohen si privilegje." Firma ndërton të ashtuquajtura sisteme "Multio": një kompjuter, radio dhe televizion, me të cilin mund edhe të telefonohet (në forma të kufizuara) përmes internetit. Ata që përdorin këto pajisje, kontrollohen në mënyrë strikte nga drejktoria e burgut.
Pajisjet e këtilla janë vendosur në burgun Gera në qershor, ndërkohë që së shpejti do të vendosen edhe në dy burgje të tjera të këtij landi. Po mendohet madje që në një burg të vendosen kopjuterë të vërtetë, me internet të kufizuar, ku përdoruesit mund të kryejnë madje edhe studime nga larg.
Kthimi më i shpejtë në jetën normale
Herbert Windmiller drejtor sektorin për burgjet në ministrinë e Drejtësisë në Tyringji. Ai angazhohet për kët projekt, sepse prapambetja në sektorin e teknologjisë e pamundëson riintegrimin e të burgosurve në shoqëri. "Ky është një problem i madh, sepse kur një i burgosur e vuan dënimin dhe lirohet, ai nuk mund ta gjejë veten, në rrethanat e reja", thotë Windmiller. "Ndaj duhet të trajtohet seriozisht edhe tema e internetit në burgje."
Në rregullat e reja thuhet se të burgosurit në burgje duhet të kenë kushte të ngjashme me ato jashtë mureve. Qëllimi është që të burgosurit pas lirimit të mund të riintegrohen më shpejt në shoqëri. Ndaj tema e internetit me siguri që nuk mund të anashkalohet. Këtë e po e kuptojnë gjithnjë e më shumë lande, të cilat ofrojnë internet të kufizuar.
Janë gjetur edhe porno me fëmijë
Në Nordrhein-Westfalen nuk duan të shkojnë kaq larg, sepse para disa vitesh kanë pasur përvoja shumë të këqija. Detlef Feige nga ministria e Drejtësisë në këtë land thotë se në burgun Geldern ka pasur dikur mundësi edhe për studime me korrespondencë. Por kjo është ndaluar në vitin 2006 pasi që është zbuluar shumë kompjuterë me Hardware dhe Software, me filma dhe muzikë ilegale". Në një kompjuter janë gjetur madje edhe fotografi me pornografi fëmijësh. Ndaj ligjvënësit në Nordrhein-Westaflen e kanë ndaluar strikt përdorimin e kopjuterëve në burg. "Përdorimi i kompjuterëve është i ndaluar", thotë Detlef Feige, "sepse ai sjell rrezikqe për sigurinë, në veçanti sa i përket kriminalitetit në internet."
Përditshmëria në burgje në Youtube
Megjithë kufizimet dhe ndalimet, të burgosuri gjejnë forma të ndryshme për t'u futur në internet. Më së lehti përmes Smartphones (telefonave të mençur).Herbert Windmiller di edhe për raste ku me telefonë janë inçizuar kushtet brenda burgut, gjatë vizitës së familjarëve apo madje edhe të avokatit. Edhe Detlef Feige është i njoftuar me këto gjëra. "Ka pasur edhe raste kur këto inçizime janë futur në internet."
Por jo të gjithë të burgosuri kanë një energji kriminale, menjëherë si të ulen pranë komjuterit. Shumë prej tyre duan që të kenë vetëm mundësinë që të informohen dhe shkruajnë e-maila me familje dhe shokë.
Megjithatë edhe në landin Nordrhein-Westfalen ekziston një moment kur të burgosurve u lejohet kontakti me kopjuter. Të burgosurit e dënuar me heqje të gjatë lirie, pak para vuajtjes së denimit, mund të shkojnë në kurse për kopjuterë në moduse "Offline" dhe të mësojnë se si përdoret interneti, që të mos jenë totalisht të painformuar kur të dalin nga burgu.
Avokati Steffen Lindberg, i cili mbronë një të burgosur shumë të njohur, i cili i ka mashtruar me internet shumë konsumatorë në Hessen, thotë se mospërdorimi i internetit është një problem shumë i madh për shumë të burgosur. Lindberg: "Natyrisht që ky është një ndryshim shumë i madh për shumë të burgosur. Edhe klienti i tij ka probleme, sepse kaherë ka përdorur internet dhe kompjuter. Këtu ka nevojë për masa të tjera", mendon avokati.