1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integrimi i të huajve në Gjermani

Volker Wagener12 Qershor 2015

Integrimi i të huajve në Gjermani është përmirësuar, por ende ka deficite, sikruse tregon studimi "Migrant Integration Policy Index".

https://p.dw.com/p/1FftA
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ndonjëherë politika është si tabelë futbolli. Për shembull, në politikën e integrimit. Kur vjen puna për të natyralizimin, Gjermania zë vendin e tretë. Integrimi i të huajve në tregun e punës po bëhet mirë, dhe Gjermania renditet këtu në vendin e katërt. Këto janë rezultatet inkurajuese të një studimi me emrin "Migrant Integration Policy Index", shkurt MIPEX.

Në këtë studim, të porositur nga Këshilli për Migrim, një shoqatë e rreth 100 shkencëtarëve nga disiplina të ndryshme, Gjermania me 61 nga 100 pikë të mundshme rendiet një vend mbi mesataren evropiano-perëndimore të vendeve të studiuara. Si funksionon integrimi u testua në të gjitha 28 vendet e BE, SHBA, Australi, Japoni, Turqi dhe vende të tjera të zhvilluara. Dhe për herë të katërt që nga viti 2004. Një prirje është e dukshme: po ndodh diçka.

Symbolbild Bildung Migranten Schule Lernen Lesen Schulbuch
Fotografi: picture-alliance/Joker

Çfarë ka ndryshuar politikisht

Autorët konstatojnë se ndryshimi i legjislacionit në Gjermani, e cila e sheh tani vendin si vend emigrimi, ka ndikur pozitivisht. Kjo vihet re në reformat e ndryshme në shumë fusha, si mobiliteti në tregun e punës, apo bashkimi familjar. Po ashtu qytetarët që vijnë nga vende jashtë BE-së dhe gjejnë një punë apo duan të studiojnë në Gjermani, gëzojnë të njëjtat të drejta dhe përfitojnë prej procedurave të përmirësuara të njohjes së diplomave. Me mirë paraqitet në këtë drejtim gjendja në vendet skandinave, në SHBA dhe në Kanada.

Sa i përket bashkimit të familjes të huajt që nuk janë nga vendet e BE-së duhet të presin më tepër për një procedurë të tillë, sepse Gjermania aplikon në këtë drejtim rregula shumë restriktive dhe konsideron si familje vetëm familjen e ngushtë.

Ministerin Schwesig bei der Auftaktveranstaltung des Bundesprogramms Willkommen bei Freunden
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Problematike paraqitet gjendja në fushën e marrjes së nënshtetësisë. Kjo për faktin se Gjermania nuk e lejon nënshtetësinë e dyfishtë dhe për këtë shumë të huaj që jetojnë prej mbi 10 vjet në Gjermani nuk e marrin dot për këtë shkak nënshtetësinë. Në 25 nga 38 vendet e analizuara lejohet nënshtetësia e dyfishtë dhe përvoja e tyre tregon se kjo nuk ka ndonjë pasojë sa i takon integrimit.

Çfarë funksionon keq

Në Gjermani është i ri ligji kundër diskriminimit dhe në rast se një huaj e ndjen veten të diskriminuar nuk e ka të lehtë të kërkojë të drejtën në Gjermani. Politika e trajtimit të barabartë në Gjermani është po aq e dobët sa edhe në Turqi apo Çeki.

Edhe politika shëndetsore ndaj të hujave është deficitare. Gjermania këtu renditet e 22-ta. Në rast se një emigrant nuk ka dokumente, atij i jepet vetëm ndihma shëndetsore minimale.