1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kush është gruaja e Martin Schulzit?

18 Shtator 2017

Kandidati i SPD për kancelar Martin Schulz është i martuar më shumë se 30 vite. Por për gruan e tij Inge dihet shumë pak.

https://p.dw.com/p/2k81j
Deutschland Martin und Inge Schulz
Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Kaiser

Pas 12 vitesh me Angela Merkelin, opinioni publik në Gjermani është mësuar që shumë pak të shoh në opinion bashkëshortin e kancelares. Nëse me 24 shtator fiton kundërkandidati i Merkelit, Martin Schulz, situata me siguri që nuk do të ndryshojë shumë, sepse edhe bashkësortja e tij, Inge me dëshirë mbetet në sfond. Në faqen e intertnetit të Martin Schulzit mund të lexosh: "Ne kemi rënë dakord që jeta private të mbetet private. Për mua dhe familjen time kjo është shumë me rëndësi."

Deutschland Martin und Inge Schulz
Fotografi: Getty Images/A. Rentz

Ata janë njoftuar kur arkitektja e bujqësisë me origjinë polake dhe politikani i atëhershëm lokal kanë punuar së bashku në një projekt në rajonin Bergbau. Ata janë dashuruar menjëherë.

"A është normal ai?"

Schulz në një bisedë me revistën për femra Brigitte tha: "Gtruan time e kam njoftuar me 16 maj 1985. Me 21 maj 1985 kemi filluar të bashkjetojmë. Ndërsa me 15 nëntor 1985 jemi martuar." Shumë shok të tij asokohe pyesnin "a je normal, vetëm tre ditë pas njoftimit fillon të bashkjetosh me një femër? Por për mua ka qenë e qartë që në ditën e parë: kjo është femra me të cilën do të doja të jetoja."

Ata janë të martuar më shumë se 30 vitesh. Lehtë nuk ka qenë gjithmonë, sepse Martin Schulz shpesh ka qenë në udhëtime, ndërsa bashkëshortja e tij mbetej vetëm me fëmijë në qytetin Würselen.

Ndarja e politikës dhe familjes, gjë që ka kërkuar Inge Schulz për vete dhe dy fëmijët e saj tani të rritur, është respektuar gati gjithmonë. Por Martin Schulz megjithatë tregonte ndonjëherë edhe anekdota familjare.

Deutschland Martin Schulz in Würselen
Fotografi: picture-alliance/dpa/O. Berg

Diskrete por me influencë

Në një bisedë për WDR Martin Schulz tregoi me 9 nëntor 1989 se bashkësortja e tij i kishte telefonuar dhe i tregonte për rënien e Murit të Berlinit. Ndërsa ai i thoshte: mos ke parë ndonjë film? Por përgjigja e Inges ishte shumë e prerë: "Shiko, unë e di shumë mirë dallimin mes një filmi dhe lajmeve qendrore - Tagesschau."

Manfred Schulz i ka thënë njëherë biografit të tij Manfred Otzelberger: "Pa bashkëshorten tim do të isha një njeri shumë i varfër".