Lufta për të mbetur në majë!
8 Prill 2014Fabrikat e së ardhmes mund t'i kundrosh në Panairin e Hannoverit. Prej vitesh kjo temë sundon panairet, por kur bota e industrisë takohet në Panairin e përvitshëm në Hanover, ajo del më në pah. Edhe këtë vit nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm se ky projekti i së ardhmes duket sikur është bërë më konkret. Të gjithë flasin për "Industrinë 4.0" - një standard i ri që kanë krijuar në Gjermani prodhuesit e makinerive dhe reparteve teknologjikë - që synon të kthehet në një markë të re botërore gjermane.
Asnjë lloj frike nga SHBA
"E reja është që ne po fillojmë të mendojmë nisur nga këndvështrimi i klientit. Duhet që "Industrinë 4.0" ta përdorim për t'i bërë të gjithë produktet më interesantë për klientët", thotë drejtori i Lidhjes së Indutrisë, VDMA, Reinhold Festge. Të gjitha sisteme IT prodhohen në Amerikë, kjo përbën një lloj rreziku. Por Festge "nuk ka frikë sepse në fushën e prodhimit të makinerive ne tregojmë kujdes të mos e humbasim pozicionin drejtues" , thotë specialisti për Deutsche Welle-n. "Programuesit e Software-ve të ndryshëm duhet që të na shërbejnë për të realizuar përfytyrimet tona".
Dega e IT në Europë përballës sfidave
Në këtë drejtim kërkohen impulse të reja, sepse së fundmi ka pasur probleme në sektorin - shembull të Gjermanisë. Zgjidhja po kërkohet në një lidhje më të mirë të prodhimit me botën kompjuterike të IT-së. Fjalë paralajmëruese nga Ulrich Grillo, drejtuesi i Shoqatës Gjermane të Industrisë, BDI në hapjen e panairit; Gjermania mund të humbasë lidhjen me teknologjitë e kohës. "Në tregun global informatik e teknologjive të komunikimit ne si europiane ndodhemi shumë mbrapa, amerikanët udhëheqin." Por sipas Grillos është e nevojshme të kemi teknologji të tilla për të zhvilluar teknikën e automatizimit dhe komandimit në botën industriale. " Në këtë fushë ne jemi shumë të mirë, madje mund të thuhet, jemi kampionë", thotë Grillo. "Por ne duket të punojmë së bashku, pasi kjo është një temë që na prek të gjithëve.
Për industrinë e nivelit të mesëm të prodhimit të makinerive kjo është një sfidë e madhe. Njëra nga këto firma është lidere me produktet e saj, firma Weidmüller nga Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë. Teknologjia kabllore e kësaj firme bën që në të gjithë botën makineritë "të komunikojnë" më mirë më njëra-tjetrën. Peter Köhler drejtuesi i kësaj firme mendon se është e gabuar që gjendja aktuale të vlerësohet si humbje e lidhjes me teknologjinë e kohës. "Köhler është i mendimit që ky pozicion lider i Gjermanisë mund të mbrohet më mirë "Përmes studimit intensiv, të vazhdueshëm me kooperime me universitete dhe institute, me qëllim që "Industria 4.0" të mbetet lidere botërore."
Edhe Hans Beckhoff është i këtij mendimi. Drejtuesi i firmës "Beckhoff" nga Verli e di se produktet e tij janë shumë të kërkuara në të gjithë botën. Ato ndihmojnë që proceset e prodhimit të bëhen më efikase. "Ne nuk e humbasim lidhjen me teknologjinë, por duhet të kemi kujdes që të integrojmë gjithmonë teknologjitë e reja."
Komunikim ndërlidhës mes makinerive! Çfarë tingëllon e thjeshtë, pra sisteme inteligjente "vetëfunksionuese" me të cilat komunikojnë makineritë janë në realitet sisteme tejet komplekse, për prodhimin e të cilave nevojitet bashkëpunimi i shumë partnerëve. Prandaj paralajmërimet e Ulrich Grillos, drejtuesit të Shoqatës Gjermane të Industrisë, BDI dhe kancelares gjermane Angela Merkel janë kuptuar drejt nga firmat gjermane. "Paralajmërimi është me vend, sepse ne nuk duhet të ulim vigjilencën dhe veprimin, por duhet të kujdesemi që të mbetemi lider botërorë".