Imazhe shokuese në paketat e cigareve
18 Tetor 2013Ilustrimet grafike në paketat e cigareve në Australi janë dizajnuar për të shokuar. Mushkëri të mbushura me zift, sy dhe gojë të sëmura, bebe të lindura parakohe dhe të keqformuara, mjaftojnë për të të mbajtur larg nga duhani. Dhe ky është qëllimi. Paralajmërimet për dëmet që sjell duahni kanë qëllim që përdoruesit të dekurajohen nga pirja e tij. Një fushatë e tillë në Australi ka dhënë efekte, pasi numri i duhanpirësve është ulur me 15 përqind.
Rishikimi i ligjit për duhanin i Bashkimit Europian (TPD), është hapi i parë i Europës për të bërë të detyrueshëm përdorimin e ilustrimeve grafike në paketat e cigareve. Tashmë drafti ka kaluar në Parlamentin Europian dhe ky i fundit tashmë duhet të negociojë me qeverinë e çdo vendi para se të hyjë në fuqi. Nëse ligji do të hyjë në fuqi atëherë 75% e mbështjelljes së paketës do të mbulohet vetëm me paralajmërimet për dëmet dhe jo vetëm të shkruara.
Pas lobimit të fuqishëm nga ana a industrialistëve të duhanit në Bruksel u duk se drafti i Komisionit Europian ishte në rrezik, pasi shumë nga deputetët e Parlamentit Europian nuk ishin gati të lejojnin një hapësirë aq të madhe vetëm për paralajmërimet për dëmet shëndetësore tek paketat, por më pas ligji kaloi. Pirja e duhanit shkakton 700,000 vdekje çdo vit në Europë.
Vendosje kufijsh
Komisioni Europian tani u bëri të ditur europarlamentarëve para votimit se nuk do të tolerohej një ulje drastike e sipërfaqes që do të përdoret për paralajmërimet për dëmet e duhannit. Frederic Vincent, zëdhënës i Direktoratit të Përgjithshëm për Shëndetësi dhe Konsumatorët, deklaroi më pare se nuk do të pranohej një shifër më e vogël se 65%.
"Nëse shkohej poshtë kësaj shifre, atëherë do të ishte diçka që nuk do të kishte mbështetje. Ka disa shtete anëtare, si Belgjika, e cila tashmë përdor 65% të sipërfaqes së paketave për këtë qëllim", thotë Vincent për DW.
Sidoqoftë, sa i përket cigareve "të holla" dhe atyre të ashtuquajtura me "shije", si ato me mentol, Komisioni ishte i sigurtë se ndalimi i tyre do të mbështetej nga Parlamenti dhe Këshilli Europian. Ligji i ri ndalon gjithashtu edhe cigaret elektrike. "Kur kjo çështje u diskutua me shtetet anëtare disa muaj më parë, u duk se ishte një çështje që ata mund të binin në marrëveshje", thotë Vincent.
Kurajo irlanedeze
Brazili dhe Kanadaja përdorin imazhet grafike prej vitesh në paketat e cigareve. Në mbështetje të një gjëje të tillë Ministri i Shëndetësisë së Irlandës bëri një deklaratë publike duke u kujtuar europarlamentarëve se drafti legjislativ kishte një mbështetje të madhe nga qeveritë Europiane. Deklarata, e cila u nënshkrua nga 16 ministra shëndetësie, u sugjeronte ligjvënësve të mos harronin faktin se duhani shkakton rreth 700 000 vdekje në vit. Por për shkakt te burokracirave të Bashkimit Europain ky ligj mund të hyjë në fuqi në vitin 2016, për shkak të adoptimit që duhet t’i bëjnë qeveritë në ligjet e tyre kombëtare.