1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ikea: Dizajn afrikan për mobilje evropiane

30 Korrik 2018

Dizajnerë afrikanë pasurojnë koleksionin e ri të Ikeas për vitin 2019. Prodhimet e tyre janë të frymëzuara nga traditat dhe motivet e disa vendeve afrikane.

https://p.dw.com/p/32HJP
Ikea Överallt zehn Designer aus sieben Ländern in Afrika
Fotografi: Inter IKEA Systems B.V. 2016

Plot ngjyra, linja të forta dhe motive shprehëse, këto janë tendencat e reja të mobilimit të dhomave të prodhuesit suedez Ikea për vitin 2019. 12 dizajnues nga Afrika e Jugut, Egjipti, Kenia, Senegali dhe Bregu i Fildishtë kanë përgatitur 30 produkte nën titullin "Överallt" „Kudo". Emri është përzgjedhur si mesazh pra për të kumtuar se motivet afrikane mund të përdoren kudo dhe prej kujtdo. Deri tani koleksione dizajnerësh nga Afrika shiteshin veteëm në dyqane të specializuara.

Issa Diabaté, arkitekt nga Bregu i Fildishtë, ka dizajnuar një karrige druri, për të cilën nuk nevojiten as vida dhe as tutkall. Ai thotë se këtë karrige njerëzit mund ta bëjnë vetë kudo në botë.

Ikea Överallt zehn Designer aus sieben Ländern in Afrika
Issa Diabaté duke provuar karrigen e tijFotografi: IKea.com/Monica Lundholm

Issa Diabaté thotë se përvoja e bashkëpunimit me Ikea-n ishte për të një përvojë mjaft e mirë, sepse ai tani do të fillojë të dizajnojë mobilje ekonomike për të rinjte në Bregun e Fildshtë.

Dizajneri afrikano-jugor Laduma Ngxokolo ishte deri tani i njohur për pulovrat, xhaketat apo jelekët prej leshi dhe mëndafshi të bazuara tek motivet e grupit etnik xhoza. Tani për koleksionin e ri të Ikeas ai dizajnoi jastëkë zbukurimi si dhe qilima.

Ikea Överallt zehn Designer aus sieben Ländern in Afrika
Laduma NgxokoloFotografi: Inter IKEA Systems B.V. 2016

Riciklimi luan një rol të madh në Afrikë, sepse njerëzit për shkak të mungesave përdorin e ripërdorin materiale të ndryshme për të bërë çanta, qilimë apo rrugica.

Tasche Ikea
Fotografi: Ikea

Hend Riad dhe Mariam Hazem nga Egjipti kanë dizajnuar çanta me thurje, për të cilat përdorin qeset e vjetra të paketimeve të kafesë apo të çipsave.