1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

301109 Aids Lebenshaus

5 Dhjetor 2009

Dita ndërkombëtare e Sidës me një dhjetor është çdo vit është shkak për t' u bërë i vëmendshëm. Për fatin e afro 33 milionë njerëzve në mbarë botën, të cilët janë të infektuar me virusin e Sidës.

https://p.dw.com/p/Kqp9
Fushatë kundër sidës.
Dita ndërkombëtare e Sidës me një dhjetor është çdo vit është shkak për t' u bërë i vëmendshëm.Fotografi: DW/Weitz

Kur Sami Ahniedoy në vjeshtën e 2005 u shtrua në spital, ishte gati shumë vonë. Tri ditë ai kishte qenë pa ndjenja në shtëpi para se ta gjenin fqinjët. Mjekët i shpjegojnë fillimisht, se ka meningjit. Ai nuk mund të përgjigjet, nuk e kontrollon më trupin. Pas shtatë muajsh Samiu nga Bullgaria është në gjendje të ecë për herë të parë pa ndihmë. Pak më vonë ai del nga spitali. Gati rastësisht mëson tani, se ka edhe një sëmundje tjetër. Aids, i cili u shfaq në të njëjtën kohë me meningjitin. “Nuk jam tmerruar. Vetëm se kujtova shtatë muajt që kalova në spital dhe çfarë më mundonte.”

Sot Sami Ahniedoy ha mëngjesin në dhomën e përbashkët të "Shtëpisë së jetës" në Këln. Ai qesh shumë dhe me gjithë zemër me të tjerët. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu:“Kur hyra në këtë shtëpi të përkujdesjes shëndetësore, pashë se çfarë jete të sakatuar kam. Natyrisht me kapi tmerri dhe kam qarë në heshtje.”

Sida ia ka ndryshuar jetën, por sëmundja nuk e ka nënshtruar Sami Ahniedoy -in.
Sida ia ka ndryshuar jetën, por sëmundja nuk e ka nënshtruar Sami Ahniedoy -in.Fotografi: Michael Borgers

Në banesën e vjetër nuk kthehet dot pas qëndrimit në spital, ajo nuk ekziston më. Po aq pak gjërat, që kanë qenë dikur të tijat: mobiljet, veshjet, kujtimet e jetës së tij të vjetër. Gjithcka është hedhur. Zanatin e tij shitës i veshjeve për burra, që e donte aq shumë nuk e ushtron dot më. Sami Ahniedoy është me aftësi krejtsisht të kufizuara. Ai nuk është i vetmi me këtë fat, thotë Armin Kalefe-Bermbach, ndihmës kundër sidës në Këln. “Është me të vertetë kështu, që tek shumë vetë konstatohet shumë vonë që dikush është i infektuar apo i sëmurë, sepse shumë njerëz akoma nuk bëjnë analizat."

Ata të cilëve u zbulohet herët infeksioni, kanë shanse të mira për të vazhduar jetën që kanë patur më parë dhe për të jetuar. Medikamentet e efektshme e mundësojnë këtë. Kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu, kujton Armin Kalefe-Bermbach. Kur ai filloi të punonte te ndihma kundër sidës në mesin e viteve 90-të „Shtëpia e jetës“ shërbente për njerëz që janë duke vdekur. Por gjatë viteve nevoja ndryshoi. "Kjo ishte tendenca në të gjithë republikën: Të gjitha shtëpitë për njerëz që ishin duke vdekur nga sida kanë ndryshuar ose kanë marrë grupe të tjera pacientësh, sepse nuk ishin më shumë të kërkuara. ”

Disa shtëpi për njerëzit në gradë të fundit janë kthyer në shtëpi të përkundjesjes shëndetësore, si në Këln. “Fjala kyçe është riintegrimi. Pavarësisht se për çfarë arsyeje dikush nuk është në gjendje shëndetësore, shpirtërore, fizike, sociale: Ai në shtëpinë e jetës mbështetet dhe trajnohet, me qëllim që të jetë në gjendje të bëjë atë që bënte dikur, përpara se të nxirrej nga jeta e deritanishme."

Disa shtëpi për njerëzit në gradë të fundit janë kthyer në shtëpi të përkundjesjes shëndetësore, si në Këln
Disa shtëpi për njerëzit në gradë të fundit janë kthyer në shtëpi të përkundjesjes shëndetësore, si në KëlnFotografi: DW/Weitz

Sami Ahniedoy rri në dhomën e tij 20 metërshe. Në mure varen fotografi, që e tregojnë në moshë të re me flokë të dendur. Deh fotografitë e para disa javëve, që e tregojnë të veshur Amy Winehouse - në hapjen e karnevaleve me 11. nëntor. ”Unë kam luftuar shumë. Dhe kam arritur që të kthehem në jetë, të festoj karnevalet të shkoj në mejhane apo te të njohurit kudo."

Sami Ahniedoy nuk ankohet. Edhe para tre vjetësh ai nuk pyeti, përse u sëmur. “Unë nuk jam ai, që pret përgjigje. Unë doja të dilja, unë doja të lulëzoja...." Ai do të jetojë. Këtë leksion do t'ua japë të gjithëve, që jetojnë një fat të ngjashëm me atë të tijin. “Ka njerëz, që fshihen pastaj me të vertetë. Dhe atyre unë u them: mos u strukni! Përpiquni ta bëni sëmundjen më sociale, ajo është njëlloj si të gjitha sëmundjet kronike. Të ecësh me krenari. Ti ke sidë, por je në mes të jetës."

Para disa javësh Sami Ahniedoy mbushi 60 vjeç. Vitin e ardhshëm ai do të largohet nga shtëpia e jetës. Ai pranon një ofertë tjetër të ndihmës kundër sidës. Një ofertë, ku mund të jetojë më i pavarur. Sida ia ka ndryshuar jetën, thotë ai. Por sëmundja nuk e ka nënshtruar.

Autor : Michael Borgers / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama