I dërguari i Gaddafit në Greqi
4 Prill 2011Takimi ishte kërkuar nga kryeministri i Libisë Al-Baghdadi Ali Al-Mahmudi një ditë më parë në bisedën telefonike me Papandreun. Misionari libian mbërriti në Athinë me avion nga Tunizia ku kishte kaluar në rrugë tokësore nga Libia e përfshirë në luftë. “Nga të thënat e të dërguarit të Libisë duket se edhe regjimi kërkon zgjidhje. Është e nevojshme një përpjekje serioze për paqen dhe stabilitetin në rajon” deklaroi pas takimit ministri i jashtëm grek Dhimitris Dhrucas.
Sipas ministrit pala greke i përsëriti të dërguarit të Gaddafit “mesazhin e qartë” të komunitetit ndërkombëtar për respektim të vendimeve të OKB-së dhe pushim të menjëhershëm të zjarrit. Heshtje e plotë u mbajt ndërkohë rreth mesazhit të mbartur nga misionari i regjimit të Tripolit, i cili do të vazhdojë sot kontaktet e tij në Turqi dhe në Maltë. Spekulime ndërkohë thonë se kolonel Gaddafi negocion largimin e tij jashtë vendit me kusht që të mbeten në pushtet bijtë e tij.
Autor: Niko Anagnosti
Redaktoi: Aida Cama