1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Humori si terapi e uljes se dhimbjeve ,studim shkencor ne Zvicer

Grit Kienzlen24 Gusht 2005

Studimet tregojnë se humori forcon sistemin e imunitetit. Në klinikat e fëmijëve po angazhohen humoristët, që të ndihmojnë pacientët me sëmundje të rënda. Se fundi edhe terapitë e humorit po provohen për të zbutur depresionin

https://p.dw.com/p/AsHo
Defrimi dhe e qeshura u bejne mire te gjitheve
Defrimi dhe e qeshura u bejne mire te gjitheveFotografi: AP

Në vendstudimin e psikologut Vilibald Ruh ka gjithmonë një atmosferë të gëzueshme dhe këtë më së shumti e ndjejnëndodhin ndjejnë ato persona, me të cilët po eksperimentohet. Për këtë situatë përkujdesen kabaretistët zvicerianë Emil dhe Monty Python – filmat e të cilëve Vilibald Ruh ua tregon eksperimentalistëve të tij. Këta filma i njeh secili, por shumica e njerëzve përsëri qeshin kur i shohin. Disa qeshin më pak. Por nëse qeshin pak më shumë, atëherë ia vlen kjo per eksperimentuesit. Ruh për këtë mendon:
„Ne mund ta deshmonim se personat, të cilët gjatë filmit humoristik kanë qeshur më shumë, menjëherë pas shfaqjes se filmit por edhe gjysëm ore më vonë dhimbjet i përjetonin më lehtësisht, ata i ndjenin dhimbjet si më të vogla në krahasim me personat që kishin qeshur më pak.“
Personat eksprimentues kanë qenë të shëndetshëm. Dhimbjet ju shkaktoheshin atyre vetëm për të eksperimentuar.Por a duhet të ketë praktikuar shok elektrik gjatë eksperimentimit psikologu i Cyrihut ?
„Jo, ekzistojnë disa metoda standarde, të cilat i kam provuar se pari ndaj vetes sime dhe ato nuk janë aq të rënda.“
„Cold Pressure Test“ quhet metoda e praktikuar në këtë eksperiment dhe me këtë rast matet koha se sa gjatë mund të mbaj dorën personi eksperimentues në ujin e ftohtë akull. Pas filmit, personat që kanë qeshur më shumë, kanë mundur të mbajnë duart më gjatë në këtë ujë. Po përse, shtrohet pyetja ?
Kjo është supriza e këtij hulumtimi, me ç’rast mund të merren me mend disa mekanizma, Ndoshta ka ndikuar spostimi i vemendjes për të ndjerë më pak dhimbjet, por ndoshta ka ndikuar edhe kënaqësia nga të qeshurat. Mund të jetë edhe aktivizimi i Endrophinit, hormonit të kënaqësisë, dhe asnjëri nga këta tre faktorë nuk ka mundur të dëshmohet gjatë këtij hulumtimi.“
Ç’tensionimi i muskujve vendimtar nuk ka mundur të konstatohet, ashtu siç nuk ka mundur të konstatohet aktivizimi i hormoneve të kënaqësisë. Kur personave u janë shfaqur filma me tematikë dramatike ose pikëlluese, atëherë durimi i dhëmbjes u është rritur njësoj sikur kur u janë shfaqur filmat komik. Pra, në të dy rastet, ndikimi ka qenë pothuajse i njëjti, nëse testi është bërë menjëherë pas shfaqjes se filmave.
„Nëse testimi bëhet pas gjysëm ore, pasi janë parë filmat e trishtuar
atëherë efektet nuk shfaqen më , kurse nëse janë parë filmat komik, efektët kanë qenë më të gjata, që do të thotë se filmat komik kanë shkaktuar efekte më të gjata. Ky është paradoksi në studimin tonë: vazhdimi i efektit edhe pas gjysëm ore nga shikimi i filmit…“
Kjo e bën interesant humorin si terapi kundër dhimbjeve. Askund në botë nuk është bërë një eksprimentim i ngjashëm me pacient të sëmurë, edhe pse janë bërë për të qeshur që t’i përballojnë dhimbjet më lehtë. Por ndoshta humori mund të praktikohet si terapi, që të racionalizohen medikamentet që zbusin dhimbjet.
„Ky do të ishte një studim, të cilin e kemi menduar gjatë për ta bërë. Tani po pres mundësitë e bashkëpunimit me spitalet. Ndoshta pacientëve, ndaj të cilëve do të praktikohej dëfrimi në spitale, do t’ju nevoiteshin më pak medikamente. Dëfrimi nga vetë pacientët nuk do të kishte efektin e dëshiruar, si në rastin kur ky organizohet nga të tjerët", sqaron psikologu zvicerian.
Ndoshta nuk duket e arsyeshme që të organizohen aktivitete defruese për pacientë me dhimbje të mëdha, por edhe pa i përdorur këto hulumtime shkencore, defrimi dhe e qeshura u bëjnë mirë të gjithëve.