Në Bruksel hapen çështja e asociacionit dhe pronave
7 Shtator 2020Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel theksoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti janë zotuar në Bruksel se do të dyfishojnë përpjekjet për afrimin e vendeve të tyre me Bashkimin Evropian dhe për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve - duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.
Ekipet e ekspertëve kanë punuar në fundjavë me përkushtin dhe respekt serioz në tratjimin e temave, siç janë të pagjeturit, të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik. Ndërsa në takim (e hënë 07.09.2020), kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE, Miroslav Lajçak, kanë hapur edhe disa tema shumë të rëndësishme: Të drejtat e komuniteteve jo shumicë, kërkesat e ndërsjellta financiare dhe ato mbi pronësinë.
"Të dy temat janë shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për jetën e njerëzve në këto vende", u shpreh Borrel.
Përafrimi i qëndrimeve për disa çështje
Hoti dhe Vuçiqi bën të ditur se janë përafruar qëndrimet për çështjen e të pagjeturve, të zhvendosurve dhe për bashkëpunimin ekonomik. Përafrimin e qëndrimeve mes palëve për këto çështje e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili pas takimit tha se sot janë hapur edhe disa tema mjaft të rëndësishme. Hoti tha se në takimet në vijim, Kosova do të hapë edhe çështjen e kërkesave financiare ndaj Serbisë si dhe çështjen e dëmeve të luftës. Ndërsa çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe ësthë një çështje e cila duhet të zgjidhet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj.
Negociatat për asociacionin e komunave me shumicë serbe do të vazhdojnë me 17 shtator, në nivelin e shefave të ekipave negociatore. Ndërsa takimi i radhës në nivelin e lartë do të mbahet me 28 shtator:
Vuçiq: Në rend dite janë temët më të komplikuara
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se sot janë hapur disa nga çështjet më të komplikuara në dialog: Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe kërkesat financiare të palëve. "Janë tema shumë të komplikuara, shumë të rënda, por s'kemi çfarë të bëjmë", tha Vuçiq.
Ai bëri të ditur se gjatë ditës ka pasur dy takime me Hotin dhe përfaqësuesin e Kosovës për dialogun Skender Hyseni, duke shtuar se takimet të tilla nuk janë "kurrë të lehta dhe të thejshta për Beogradin".
Presidenti i Serbisë tha se palët kanë rënë dakord për çështjen e të pagjeturve dhe të zhvendosurve si dhe çështjet ekonomike. "Më i rëndësishmi për ne është qarkullimi i lirë i mallrave, i kapitalit dhe shërbimeve. Kjo është tmerrësisht e rëndësishme", tha Vuçiq, duke shtuar se "kjo do të ndihmojë zhvillimin e tërë rajonit". Vuçiqi rikujtoi se me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, Kosova ka pranuar të bëhet pjesë e mini-Shengenit.
Çështja e Kosovës në parlamentin e Serbisë
Presidenti i Serbisë Vuçiq bëri të ditur se menjëherë pas krijimit të qeverisë së re do të mbahet një seancë e parlamentit të Serbisë kur do të bisedohet për Kosovën. Në parlament do të raportohet për negociatat e deritanishme dhe gjërat që janë bërë deri tani. Vuçiqi tha se nuk është i pakënaqur me ato që janë bërë sot, sepse marrëveshje të tilla ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që çdo lloj ndihme për Serbinë është e mirseradhur.